Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan pranë OSBE Herry Kamian i cili deklaroi se Shqipërinë po e mban peng krimi, ndërsa përmendi ish-0ministrin Tahiri si të implikuar në krim.
Rama i ftuar në “360grade” në Ora Neës dha këtë përgjigje: “Nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë konspiracion. Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsioni nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE. Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje”, tha Rama.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian ka deklaruar në Vjenë se “korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë”. Më tej është shprehur: “Ish-ministri i Brendshëm është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”. Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt. (B.H/Faxweb)