Për herë të parë nga skena e Art Turbinës Rama ka komentuar dhe sulmin e hapur që Presidenti Meta u ka bërë disa përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë.
“Ajo që bën Kreu i Shtetit ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, po është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shpia e shqiptarët është e Zotit dhe e mikut.
Turp turp turp, jemi në një linjë me SHBA sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e çon vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg. Në cdo hap për reformën në drejtësi, me anëtarët e gjykatës kushtetuese kemi qenë 100% në një linjë me partnerët tanë. Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marr dardha janë për të garantuar interesat strategjike në lidhje me Shqipërinë”, u shpreh kryeministri.
Presidenti ka shpallur nismën e tij për mbajtjen e një referendumi në mbrojtje të Kushtetutës, një nisme ende e padetajuar prej tij. Gjithashtu Meta do të mbajë dhe një tubim mbarëpopullor në datë 8 Dhjetor, ditën Kombëtare të Rinisë në sheshin Demokracia të Qytetit Studenti.