11:13 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama komenton Paketën McAllister: Nuk e gëlltisja dot, antiligjore dhe fyese

19:34 | 21/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama tërheq kandidatin në Kavajë: Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim

Në Komunikim Javor të radhës, kryeministri Edi Rama ka zbuluar rezervat që ai ka patur ndaj paketës “McAllister”.

Rama deklaroi se Paketa McAllister ishte një recetë e prezantuar me një dëshirë të mirë, por që kryeministri tek ajo shikonte edhe anën antiligjore dhe fyese.

“Paketa e famshme McAllister ishte një recetë e prezantuar me dëshirën më të mirë për të na ndihmuar të kalojmë një krizë të radhës ndërsa marrëveshja politike mes palëve është një platformë për t’u përpjekur së bashku të këpusim zinxhirin 27-vjeçar të krizave që i shpikin partitë dhe i paguan vendi, qytetari, shoqëria.

Ideja e çuarjes së zgjedhjeve matanë të dielës së fundit të qershorit, ishte për mua të paktën personalisht, jo vetëm pjesa antiligjore por edhe pjesa fyese e paketës McAllister.

Nuk e gëlltisja dot, që PS e angazhuar për të bërë shtet me rregulla qe vlejne per te gjithe njesoj, nuk mund ta përqafonte atë gjë. Zgjidhje që miqtë dhe partnerët tanë as që nuk i imagjinojnë se mund t’i mendojnë dhe jo më t’i diskutojnë në vendet e tyre i kanë shpikur në Shqipëri gjithë këto vite pluralizmi pa asnjë gajle per faktin se ky vend ka Kushtetutë, ka ligje, ka edhe një popull që meriton të respektohet njësoj si popujt e tyre.

Sepse ne fakt dhe per fatin me te keq, aspak për fajin e tyre por kështu i kemi mësuar ne 27 vjet me radhë me lojërat tona prej kalamajsh në oborrin e katundit tonë politik dhe ata të shkretët kanë menduar gjithnjë që ky është një vend që duhet gjetur një zgjidhje pastaj të shohim. E mbase kanë ndierë që nuk meritojmë më shumë respekt se sa thjesht ndihmën për kapërcimin e radhës të krizës me formula e paketa të çuditshme që e bëjnë Kushtetutën të duket si një tufë letrash dhe ligjet si një pirg leckash.

Kjo marrëveshje vendos besoj një kufi të qartë në rrugën e të ardhmes edhe në këtë drejtim. Askush s’mund të ngrejë me një çadër dhe të kërkojë qiqrat e rradhës”, tha kryeministri në Komunikimin Javor. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaMcAllister
Pas

“Sali Berisha fenomen malinj në politikën shqiptare”, Spartak Ngjela nuk i ndal sulmet ndaj ish-kryeministrit

Para

A e dini se kanceri mund të jetë keqkuptuar deri më sot? 

Para
A e dini se kanceri mund të jetë keqkuptuar deri më sot? 

A e dini se kanceri mund të jetë keqkuptuar deri më sot? 

Discussion about this post

 



Të Fundit

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.