Kryeministri I vendit Edi Rama ka reagyuar lidhur me raportin e “Gazetarëve pa kufij” për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 82 nga vendet e tjera duke zbritur me 7 pozicione (lexo këtu).
Rama shkruan në rrjetet sociale se sot bëjnë moral për lirinë e medias ata që sipas tij vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë.
Ai vijon më tej duke thënë se ka shumë për të bërë për lirinë e medias, por sipas tij me qeverinë aktuale nuk ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar.
Reagimi i plotë:
Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!
Më herët lidhur me këtë raport ka reaguar edhe presidenti, Ilir Meta ku shprehet se konkluzionin e reporterëve pa kufij mbi lirinë e medias në Shqipëri e ka përcjellë me shumë shqetësim duke e konsideruar si një këmbanë të fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)