Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Europës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejta themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës.
Mirëpo pak vite më parë, kur kryeministri Edi Rama ishte në opozitë, bënte thirje për demostrata në mbrojtje të lirive thelbësore që po faleshin dikur.
“Kush fal liri thelbësore për siguri të përkohshme, nuk i meriton dhe nuk mund ti ketë as lirinë dhe as sigurinë dhe ja pse sot e më vonë e deri në fitore ky popull do të jetë në demostratë.”- shprehet Rama.
Ndërsa sot qeveria socialiste e kryesuar nga Rama tërhiqet nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
“Masat e miratuara, ndër të tjera përfshijnë, kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes ,manifestimit dhe grumbullimit, kufizimin e së drejtës së pronës, etj. rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.
Video https://streamable.com/a8jz7n