20:34 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama krah për krah me Tahirin viziton shtëpinë e Haxhi Dedë Reshat Bardhit, mbesa e familjes i bën pyetjen që s’e priste

12:30 | 22/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama krah për krah me Tahirin viziton shtëpinë e Haxhi Dedë Reshat Bardhit, mbesa e familjes i bën pyetjen që s’e priste

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të vizitojë familjen e kryeprirësit të ndjerë shpirtëror të ritit bektashian në botë dhe Kryegjysh i Krygjshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedë Reshat Bardhi.

Ajo që bie në sy është se në këtë vizitë, kreun e Qeverisë e shoqëron ish-ministri Saimir Tahiri. Në takimin me të afërmit e tij, të cilëve u ka uruar këtë ditë të shënuar për besimtarët bektashinj, kryeministri ka biseduar me ta mbi rritjen e rrogave, pensioneve, rikonstruksionin e kopshteve, duke mos lënë pas dore arritjet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Ai ka marrë pranë vetes vogëlushen e ulur përbri tij, të cilën ka nisur ta pyesë: “Veliaj e ka bërë mirë kopshtin? Me të ftohtin e madh atje ishte hata…”

“Z. Rama, ajo ka përgatitur diçka për ju që dje në darkë.”, dëgjohen të flasin familjarët për vogëlushen, teksa Rama insiston “Hë thuaje surprizën, thuaje”, teksa mbesa e shtëpisë e pyet: “Ku është surpriza ime?”

“Në fakt, ajo priste suprizë nga ju!”, vijojnë familjarët. “Ah po erdha, ja ku jam”, shprehet kryeministri duke nënkuptuar se ai është surpriza.

Due iu drejtuar familjarëve të rritur, ai është përqëndruar tek rritja e rrogave dhe pensioneve.

“Rrogat e reja i merrni në fund të marsit. Do donim ti rrisnim më shumë por…”, dëgjohet Rama teksa i drejtohet njërës prej të afërmve të Haxhi Dedë Reshat Bardhit. Duke folur më pas me më të moshuarin në këtë vizitë të tij, ai shprehet:

“Tavani u hoq dhe të gjithë ata që përfitojnë janë pensionistët. Por kjo nuk vlen për ata që kanë dalë në pension përpara reformës. Shumë janë kosto të së kaluarës, por e rëndësishme është të vendoset një bazë.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaSulltan Nevruzi
Pas

“Pse u vu Xhelat Xhafaj ministër i Brendshëm, shpjegimi fshihet tek çimkat në dhomat e gjumit” (DOKUMENTE)

Para

5 ofendimet që Rama i bëri Eni Vasilit “Live” në emision, një 1 vit më parë mendonte ndryshe (VIDEO)

Para
5 ofendimet që Rama i bëri Eni Vasilit “Live” në emision, një 1 vit më parë mendonte ndryshe (VIDEO)

5 ofendimet që Rama i bëri Eni Vasilit “Live” në emision, një 1 vit më parë mendonte ndryshe (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.