Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Shkodër. Ai u shpreh se ka një dashuri të veçantë me Shkodrën për shkak të gjyshes së tij. Ai ka pasur edhe mesazhe për protestën e opozitës ku ka bërë edhe një krahasim mes protestës së opozitës dhe ngujimit.
‘’Nuk është pa shkak që ne e kemi nisur takimin e parë me votuesit e parë, pasi ka një rëndësi themelore për ne që të kuptohet se zgjedhjet e qershorit nuk janë për të votuar për një parti ose për një tjetër, po për të votuar për një Shqipëri më të mirë.
Në 18 qershor është e rëndësishme të ndahen dy rrugët, të kthehemi te Shqipëria që kishim apo të shkojmë drejt Shqipërisë që duam. Ju e dini mirë se kush ngujohet ka diçka që fshihet, kush ngujohet ka një faj shumë të madh, kush ngujohet ka frikë nga ballafaqimi. Unë e kam thënë edhe më parë që burrat shqiptarë po të mos kishin gratë do të ishin sot në rrugë’’, u shpreh Rama. (E.K/SHUPLAKA)