Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të ministres së Shëndetësisë Manastirlliu, e cila kishte shkuar në banesën e Hysen Zhupanit në Shijak, të cilët jetonin në një varfëri ekstreme. Po në këtë banesë ishte i pranishëm disa ditë më parë dhe Rama, ku premtoi ndryshimin e situatës.
Familja Zhupani është shpërngulur në një banesë të përkohshme, deri në ndërtimin që do i bëhet shtëpisë së tyre ekzistuese, dhe me këtë rast kryeministri Rama ka gjetur vend të krahasojë këtë veprim me veprën e Nënë Terezës.
‘’MIRËMËNGJES, dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj është fjala që më ndihmon shpesh, në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”. Ditë të paqme”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.
Po menjëherë pas kësaj video që është shpërndarë nga numri 1 i qeverisë, ka pasur një reagim të fortë nga ana e deputetit demokrat Edi Paloka, i cili thotë se asnjë politikan shqiptar, qoftë dhe më i miri, nuk mund të bëjë një anatemim të tillë ndaj shenjtores. Paloka thotë se Rama përdor shqiptarët për pasurimin e vetes së tij, dhe kërkon me çdo kusht që të duket si shenjtor.
‘’BESTEMMIA, Rama deklaron se “udhehiqet ne rrugen e tij” nga fjalet e Shen Terezes!!! Asnje politikan , me i miri qofte, nuk mund te bej anatemim te tille ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni qe kete guxim e merr Rama, ai qe fle me krimin ne krevatin e pushtetit.
Shen Tereza shkriu gjithshka per te varferit dhe te pamundurit, ky shkriu te varferit dhe te pamundurit per luksin e tij dhe guxon te thote se drejtohet ne rrugen e tij nga fjalet e shenjtores.
Ky, qe u mburr se mori charterin per te bere foto me Ronaldon , si te ishte biri adoleshent i ndonje sheiku dhe jo kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope…
E cfare beri me pas “ky ndjekes i shen Terezes”? Pasi mori mallkimet e gjithe shqiptareve te varfer per shfaqjen me foton e Ronaldos, papritur , nen dritat e prozhektoreve dhe kamerave “zbuloi” nje familje qe jetonte ne mjerim dhe vendosi ta “ndihmonte”.
Prape “harroi” se eshte kryeminister i ketij vendi e jo ndonje miliarder qe qetson shpirtin duke bere bamiresi ne raste festash. E per me teper kur kete “bamiresi” e ben me parate tona, taksat tona ( se te vetat nuk i prek) dhe e shet me media si kulmin e miresise se kryeministrit. E guxon te krahasohet me Shen Terezen…
E vetmja gje qe mund ti bej shqiptaret ti shohin ne te njejtin prizem keto dy personazhe, eshte nje mesim qe na jep realiteti; se i njejti popull i vogel lind dhe Shen Terezen po lind dhe ekstremin e kundert. Rama mund te thote ne kete rast se dhe Djalli (Luciferri, Satanai) ishte nje prej engjejve…”, shkruan Paloka.
(E.K/FAXWEB.AL)