Kryemistri Edi Rama ka komentuar vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe si shprehje e një frustrimit të Kosovës nga loja me shumë porta e Serbisë.
Rama tha se Serbia në politikën ndërkombëtare s’ka lënë gjë pa bërë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se situata nuk është normale, sepse Serbia ka shkelur me kohë marrëveshjen e CEFTË-s.
“Sot në këtë moment të aktualitetit të proceseve të ndërthuara me njëri tjetrin, Kosova ka përdorur një tarifë 100% për mallrat që vihnë nga Serbia është e pamundur të bëhet një arsyetim racional, por duhen parë rrënjët.
Ky nuk është as një vendim që vjen si rrjedhojë e politikës së gabuar, ku është një reagim që sjell në kohë paqe një frustrim që Kosova gjendet nën presionin e palës tjertër, që nga ana tjetër presidikon paqe , nga ana tjetër nuk lë gjë pa bërë. Duhet të bëjmë gjithçka ta shpjegojmë diçka siç është. Ky është momenti për t’i shpjeguar të gjithëve se situata nuk është normale. Shkelësit e marrëveshjes së Ceftës, janë Serbuia dhe Bosnja Hercegovian nga ana tjetër, jo Kosova.
Serbia nuk mund të lozë me tre porta, andej bën viktimëm atje bën të fortin dhe këtu aleatin”, u shpreh Rama.(J.D/Faxweb.al)