“Opozita është e lutur të na bëjë me dije të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Zgjedhjet janë në 18 qershor dhe PS do të shkojë në 18 qershor, është dita e gjykimit për partitë politike. Nuk mund ta ndalojë kush PS që të marrë pjesë në zgjedhje, është një forcë e madhe që ka shumë arsye për të ndarë më publikun dëshirën për një mandat të ri. PS garanton që reforma në drejtësi nuk do të mbytet nga ujërat nga të katër anët. Reformën do ta çojmë përpara me cdo çmim. Unë nuk e shoh LSI-në problemin në këtë proces, LSI ka bërë një përpjekje të vetën që nuk e ndaj në kuptimin parimor, vullnetmirë për të dhënë një mundësi zgjidhjeje. Kemi marrë përsipër të bëjmë shtet në këtë vend. Me popullin nuk kemi luajtur. Kurrë ne nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të shqiptarëve. Unë mendoj se LSI dhe Meta janë në profilin dhe natyrën e politikës së tyre, është e ndryshme nga e jona, ka një qasje tjetër”,- tha Rama teksa u shpreh se PDS do të shkojë në zgjedhje.
I pyetur nëse qasja e opozitës është e njëjtë me atë të PS në vitin 2007 ai tha se nuk është njësoj.
“S’kemi asnjë problem përvec refuzimit të opozitës për të përmisuar kodin zgjedhor, sot kemi një administratë zgjedhore të konsoliduar dhe funksionon. Kemi një proces zgjedhor i disati ku policia nuk është problem më. Nuk e kuptoj se si mund t’i kërkohet kryeministrit dorëheqja përpara dialogut, detyra është të qeveris në emër të atyre që më kanë besuar. Data e zgjedhjeve nuk është një çështje që e përcaktojnë partitë. Nëse në 2007 kishte një problem real në tavolinë sot ka vetëm muhabete rakie në çadër dhe një qasje destruktive të opozitës zyrtare, që është futur në cadër për të mos filluar pastrimin e gjyqsorit. Ajo që mua më shqetëson është që janë gati të na ndajnë për së gjalli edhe nga Europa sepse i friken reformës në drejtësi. Populli do drejtësi”, tha Rama.
“Unë kam bërë gjithçka që është në binarët e arsyes, kam bërë çdo ditë përpjekje për tu ulur me kreun e PD. Ne i kemi thënë që jemi gati. Ne nuk menduam kurrë kur ishim në opozitë të thonim që nuk do hyjmë në zgjedhje, është një opozitë që ndoshta i ka ardhrur dita për tu ripërtërirë jashtë parlamentit, për të vdekur dhe ringjallur në një formë të re. Edhe partnerët e PD janë të pataksur se çfarë dëgjojnë nga çadra. Nuk kemi kanale jozyrtare me Bashën, kemi komunikim nëpërmjet zyrave, kemi marrë përgjigje të çuditshme, në fund fare na thanë se përpara duhet të kemi të firmosur dorëheqjen e kryeministrit në tavolinë”,- tha Rama kur u pyet se a është punuar për dialogun. (M.D/ Shuplaka)