Elio Laze ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi drejtorëve të spitaleve të jepnin dorëheqjen.
Me ironi Laze e quan Ramën “Lideri suprem”, ashtu siç e quajnë koreano veriorët liderin e tyre Kim Jong Un. Ai kujton se drejtorët e spitaleve, Rama vetë i kishte ngarkuar, pavarësisht se sot po i shkarkon nga detyra, njëlloj siç bëri me drejtorët e hipotekave pak ditë më parë.
“Japim lajmet:
1- Lideri suprem shkarkon nga detyra ato drejtore qe vete kishte ngarkuar.
2- Partise Socialiste i paskan tepru akoma leke nga kanabisi i vjetshem dhe vijon blerjet politike ne te vetmen parti opozitare, pra ne LSI.
3- Vijojne ne te gjithe vendin te shtenat, plagosjet, vrasjet, aksidentet etj por jane gjera dytesore pa vlera per jeten e njeriut.
Ju faleminderit per vemendjen”, reagon Laze.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka folur për sistemin shëndetësorë, ku u kërkoi drejtorëve të spitaleve të jepnin dorëheqjen.
“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë.
Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)