Negociatat e djeshme mes palëve politike në vend nuk sollën asgjë konkrete dhe lufta politike pritet të jetë edhe më e ashpër.
Marrëveshjet me ndërmjetësimin e dy eurokomisionerëve David McAllister dhe Fleckenstein nuk mundën ta çonin vendin drejt një rruge stabiliteti.
Opozita kishte një kërkesë të panegociueshme siç ishte ajo e qeverisë teknike. Pavarësisht se në draftin e propozuar nga ndërkombëtarët paraqiteshin disa lëshime për opozitën Basha nuk u tërhoq nga e tija.
Ndryshe nga ç’pritej dhe ç’kishte artikuluar më parë kryeministri Rama pranoi të shtyhej dhe data e zgjedhjeve derimë 16 korrik. Parimisht kjo.
Po ashtu kreu i qeverisë pranoi të linte 4 poste ministrore për teknicienë të propozuar nga opozita por të emëruar nga vetë ai.
ÇFARË PROPOZONTE RAMA:
Shtyrje të zgjedhjeve për më 16 korrik
4 ministra teknikë të zgjedhur prej tij
Kreu i KQZ-së, nga opozita
Ndryshime të drejtorëve të policisë në qarqe
Opozita të votojë vetingun në Kuvend
KËRKESAT E BASHËS:
Qeveri teknike pa Edi Ramën
Votim dhe numërim elektronik të votave
Rivotim me konsensus i ligjit të Vetingut