15:29 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama lëshoi 6 ministra, e mbyll Kryesinë me BATUTË, shkon te Mitingu te “Piramida”

17:56 | 18/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mblidhen protestuesit e parë në Tiranë, Rama nga Selenica: Bunkeri prej plastmasi

Sapo është publikuar marrëveshja e arritur mes Ramës dhe Bashësm zgjedhjet do të jenë më 25 Qershor, ndërsa opozitës i janë dhënë 6 ministra teknik.

Menjëherë pas kësaj krerët e PS-së do të jenë te piramida ku ishte parashikuar hapja e fushatës.

‘’Urdhëro, unë di kaq që ne e filluam me një paketë McAllister+ dhe e përfudnuam me një ‘’Big Mac’’, u shpreh Rama.

MARRËVESHJA E PLOTË: 

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

ZGJEDHJET

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

Listat e zgjedhësve

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.

Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.

Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.

Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.

Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.

Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.

Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.

Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

Sa pak ka zgjatur ‘’aventura’’ për tre nga ministrat e qeverisë Rama.Tashmë është zyrtare, zgjedhjet do të mbahen në 25 qershor. Nga ana tjetë nga qeveria e tanishme do të ketë 6 ministra të larguar. E më konkretisht nga ministri i Brendshëm, deri te ministrja e Arsimit. 

‘’Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve datën 25 Qershor, regjistrimin e menjëhershme të Partive politike të opozitës në zgjedhje, përfshirja në listat e zgjedhësve të votuesve për herë të parë, zgjedhjet e pambajtura në Kavajë do të zhvillohen në të njëjtin ditë.

Do të jetë një zëvendëskryeministër teknik, zëvendësministër i brendshëm, ministrin e arsimit, të shëndetësisë’’, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.

Pra ministrat e shkarkuar janë: Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirlliu, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj dhe Petrit Vasili.

Kujtojmë se tre prej tyre kanë pasur një aventurë mjaft të shkurtër në krye të dikastereve. mos të harrojmë që Xhafaj, Xhaçka dhe Manastirlliu erdhën në pushtet vetëm në 13 mars, pak javë pasi kishte nisur protesta e opozitës në çadër.

QEVERIA

Zv. Kryeministër, teknik

Ministri i Brendshëm, teknik

Ministri i Arsimit, teknik

Ministri i Shëndetësisë, teknik

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

Ministri i Financave, teknik

Ministri i Drejtësisë, teknik

Drejtori i OSHEE

Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.

Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.

Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.

Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.

Permiresimi i standardeve te pasqyrimit te fushates elektorale ne media.

Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.

Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).

Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).

Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.

Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.

Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramamarreveshjaramazgjedhjet
Pas

3 MINISTRAT më jetëshkurtër të qeverisë ”Rama”, nuk zgjati as dy muaj drejtimi i tyre

Para

Vetëm dy muaj ministre, Rama e shkarkon nga posti. Çfarë thotë Olta Xhaçka për vendimin e kryeministrit

Para
Punoni, punoni  më shumë, pas “ç”-së duhet mësuar “ë”-ja!

Vetëm dy muaj ministre, Rama e shkarkon nga posti. Çfarë thotë Olta Xhaçka për vendimin e kryeministrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.