12:20 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Rama lideri më afër Soros-it në Ballkan”, ZBULONI LIDHJEN e ‘’Breitbart News’’ me Presidentin Amerikan

15:11 | 28/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Rama lideri më afër Soros-it në Ballkan”, ZBULONI LIDHJEN e ‘’Breitbart News’’ me Presidentin Amerikan

Ditën e sotme një portal amerikan pranë presidentit publikoi një lajm mbi vizitën e liderit demokrat Basha në Washington. Ndër të tjera përmendej dhe fakti se kryeministri Rama është një nga njerëzit më të besuar të Soros-it në Ballkan.

Duhet thënë se kjo media ka një lidhje të veçantë me drejtuesin e fushatës zgjedhore të Trump Stephan Bannon ose i njohur edhe si Steve.

Ai është një nga njerëzit më të besuar të Trump dhe ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv te ‘’ Breitbart News’’, portal i themeluar përpara 10 vitesh.

Duhet thënë se ai ka korrur shumë sukses gjatë fushatës së Trump duke mundur edhe mediat më prestigjoze si CNN.

Nuk dihet nëse deklarata e Ramës  kundër zgjedhjes së Trump ka arritur deri në Amerikë, por dimë të themi që kjo media e afërt me Trump implikon kryeministrin shqiptar me Sorosin.  

PJESË NGA SHKRIMI I MEDIAS AMERIKANË KU PËRMENDET NDIKIMI I SOROS-it dhe RAMA:

Rama ka shërbyer si anëtar i bordit të Fondacionit Soros në Shqipëri dhe Soros ka financuar një program 2-vjeçar të hartuar për transformimin politik të vendit.

Senatori republikan Mike Lee është i shqetësuar për financimin nga programet e Departamentit të Shtetit të ndikimit të Soros në Shqipëri dhe vendet e tjera, sa ai i dërgoi më 14 mars një letër Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të bashkëfirmosur nga senatorët James Inhofe, Tom Hillis, Ted Cruz, David Perdue dhe Bill Cassidy.

“Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe udhëheqës politikë të vendeve të huaja më janë drejtuar me lajme dhe raportime zhgënjyese rreth aktivitetit të Shteteve të Bashkuara në vendet e tyre përkatëse,” shkruajti Lee. “Këto përfshijnë raportime mbi diplomatë që mbajnë anë politike, mbi mbështetje me fonde nga USAID të aktivitete ekstreme dhe ndonjëherë të dhunshme politike, si dhe mbi aktivitete të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mënjanuar të moderuarit dhe konservatorët nga rolet drejtuese”.

Kryeministri shqiptar mund të jetë gjithashtu edhe drejtuesi më i spikatur anti-Trump në Europë. Edi Rama deklaroi në CNN se mundësia e Trumpit president ishte tmerruese.
Në prill 2016, Rama i tha Zërit të Amerikës:
“Besoj se ata në Shqipëri që zgjodhën Trumpin para meje, pavarësisht dallimeve mes tyre dhe meje, duhen mëshiruar. Mes Lulzim Bashës dhe Trumpit unë do të zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, ndonëse unë nuk do të votoja kurrë për Lulzim Bashën, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, për asgjë. Sidoqoftë, nuk është problemi im që Lulzim Basha, apo kushdo tjetër, zgjedh Trumpin para meje. Eshtë problemi i tyre”.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: breitabartperfshirjaramatrump
Pas

Xhaçka ngjitur me Ademin, kujdesi për fëmijët s’ka kahe politike

Para

Pasi dështuan të hapin 300 mijë vende pune, qeveria nuk tërhiqet, vazhdon me panaire

Para
Pasi dështuan të hapin 300 mijë vende pune, qeveria nuk tërhiqet, vazhdon me panaire

Pasi dështuan të hapin 300 mijë vende pune, qeveria nuk tërhiqet, vazhdon me panaire

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.