02:14 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Maja e Jezercës në zemër të Alpeve eksplorohet çdo ditë nga të apasionuarit e natyrës

09:20 | 12/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Maja e Jezercës në zemër të Alpeve eksplorohet çdo ditë nga të apasionuarit e natyrës

Maja e Jezercës , e cila ndodhet në mes luginës së Valbonës dhe lumit të Shalës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për të apasionuarit pas natyrës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ngjitja në majën e Jezercës nga një grup alpinistësh në këto ditë të para janari, ku është mbuluar edhe nga petku i bardhë i dëborës.

“Maja e Jezercës, më e larta e Parkut Kombëtar të Alpeve, që çdo ditë po eksplorohet nga të apasionuarit pas eksperiencave unike mes natyrës së egër në zemër të alpeve”, shkruan Rama.

Në ditët e para të janarit Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë, një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, po vizitohet nga të apasionuarit pas ngjitjeve në mal. Por edhe gjatë vitit që lamë pas, ky park ishte një ndër më të vizituarit nga turistë vendas e të huaj në 12 muajt e vitit 2024.

Thethi, Vermoshi dhe Boga gjatë 2024 u vizituan nga 457 965 vizitorë, nga të cilët 256 290 vendas dhe 201 675 të huaj. Ndërsa lumi i Gashit, Lugina e Valbonës dhe Lugina e Tropojës janë vizituar nga 177 447 turistë,  nga të cilët 102 548 vendas dhe 74 597 të huaj.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij. Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.

Etiketa: Alpevmaja e jezerces
Pas

Xhama të thyer e tym në ajër, dalin pamjet nga shpërthimi i fortë në Theth

Para

8 të vdekur dhe 50 të plagosur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen

Para
8 të vdekur dhe 50 të plagosur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen

8 të vdekur dhe 50 të plagosur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.