Analisti i njohur Enton Abilekaj ka reaguar pas finalizimit të një marrëveshjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, për të nxjerrë vendin nga kriza politike.
Marrëveshja e sotme u përmbyll me zhvendosjen e datës së zgjedhjeve më 25 qershor dhe ndërrimin e 6 ministrave dhe të zv.kryeministrit. Mirëpo sipas Abilekajt, kjo është më shumë në disfavor të Bashës dhe në disfavor të Ramës.
Kjo sepse sipas tij, ministrat e rinj, edhe nëse e fillojnë sot detyrën nuk kanë kohë në dispozicion për të arritur objektivat.
“25 qershori vjen për një muaj e një javë, 7 ministrat e rinj, edhe nëse e fillojnë sot detyrën, nuk kanë kohë në dispozicion për të arritur objektivat. Lulzim Basha, kërkonte një mandat disamujor për Qeverinë Teknike, me një kryeministër që nuk do të ishte kundërshtari i tij, sot firmosi që një qeveri gjithë përfshirëse mund ta bëjë këtë punë në 38 ditë. Sepse kjo është në fakt një qeveri gjithëpërfshirëse. Rama arriti të shpëtonte kokën e vet pasi dhuroi 6 ministra të partisë së tij dhe 5 drejtori. Ky duket një lëshim i madh nga Kryeministri.”, reagon Abilekaj.
Më tej ai shton se me këtë marrëveshje Rama ka fituar më tepër sesa thjesht datën e zgjedhjeve, pasi të emëruarit e rinj nuk kanë kohë të bëjnë nul atë që është përgatitur dhe të krijojnë një terren për zgjedhje të lira por sepse duke mos patur kohë për rregjistrimin e koalicioneve, Rama është favorit të dalë forcë e parë, duke goditur gjithashtu edhe LSI-në edhe PDIU-në.
“SHBA këtë herë nuk kishte ndërmend të falte refuzuesin. Rama u dorëzua, por nga bisedat kokë më kokë me Bashën, pati disa ndryshime nga projekti që palët kishin në tryezë. Më i rëndësishmi ishte ai për datën e zgjedhjeve. Ishte lëshimi më i madh që një qeveri i ka bërë opozitës ndonjëherë. Një lëshim që do të shënojë kthesën në historinë e pluralizmit, për herë të parë një qeveri i organizon zgjedhjet me opozitën. Sigurisht që u bë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, që lidhet kryesisht me kanabizimin dhe me kriminalizimin e politikës, por Rama ia doli të bëjë një lëvizje të papritur, një marrëveshje që e favorizon.
Jo vetëm se fitoi datën e zgjedhjeve, që nuk i jep kohë të emëruarve të rinj të bëjnë nul atë që është përgatitur tashmë dhe të krijojnë një terren për zgjedhje të lira, por edhe koha që jepet në dispozicion, nuk krijon kushtet ligjore për regjistrimin e koalicioneve. PS parashikohet si partia e parë në zgjedhje, si rrjedhim është më e interesuara për një garë pa koalicione. Me këtë rast, Rama dobëson LSI që, pasi humbi avantazhin e kryetarit historik, tani humbet edhe avantazhin e koalicionit. Dobëson edhe PDIU që, si nëj parti në rritje, mund të shndërrohej në vendimtare pas zgjedhjeve. Duke dalë vetëm në zgjedhje, Rama do të zgjedhe vetëm aleatin që i duhet nëse rikonfirmohet si forcë e parë. Nga ana tjetër,krijon përçarje tek koalicioni opozitar.”, shkruan Abilekaj.
SHKRIMI I PLOTË
Rama mbajti vetëm datën dhe fitoi
Me magjinë e marrëveshjes, jo vetëm selitë e PS dhe PD u shndërruan nga llogore lufte në oborre feste. Liderët, por edhe pasuesit e tyre, edhe deputetët, ministrant, populli në çadër që priste Bashën dhe populli në shesh që priste Ramën, pamjen dhe pajimet e luftëtarit, i kishin hequr për të festuar. Festë e vërtetë, marëveshja u arrit, armët u ulen. Brenda marrëveshjes që ata e vendosën pa ndihmën e atyre që i çuan deri këtu, pa mendimin e atyre që u dhanë forcën, ka shumë dyshime.
Dyshimi më i madh mbetet data e zgjedhjeve. 25 qershori vjen për një muaj e një javë, 7 ministrat e rinj, edhe nëse e fillojnë sot detyrën, nuk kanë kohë në dispozicion për të arritur objektivat. Lulzim Basha, kërkonte një mandat disamujor për Qeverinë Teknike, me një kryeministër që nuk do të ishte kundërshtari i tij, sot firmosi që një qeveri gjithë përfshirëse mund ta bëjë këtë punë në 38 ditë. Sepse kjo është në fakt një qeveri gjithëpërfshirëse. Rama arriti të shpëtonte kokën e vet pasi dhuroi 6 ministra të partisë së tij dhe 5 drejtori. Ky duket një lëshim i madh nga Kryeministri.
Vetëm dje, në takimin e Elbasanit,kur mori një betim dashurie në anglisht, Rama kujtoi periudhën 2009-2013. Atëherë si kryetar i opozitës që sa humbi zgjedhjet, bojkotoi Parlamentin që një ditëne parë, të sesionit të parë, me kërkesën për hapjen e kutive. Në fund të shkurtit 2010 u fut në parlament, jo se iu plotësuan kërkesat, por se mund të humbiste mandatet. Në prill filloi grevën e urisë, me një fushim çadrash, në boulevard. Greva nuk u mbështet nga ndërkombëtarët, nuk u përfill nga Berisha. Përfundoi për një darkë mes Ramës dhe Berishës në restorantin Krokodil në Strasburg. Asnjë kuti nuk u hap, çështja u mbyll, por jo represioni. Në 21 janar, u vranë 4 protestues të PS, në 11 maj Edi Ramës ia morën në tavolinën e KQZ-së fitoren e Bashkisë së Tiranës me 10 vota. Qershia mbi tortë erdhi në 2013, kur opozita u detyrua të tërhiqte anëtarët e KQZ, pasi parlamenti zëvendësoi anëtarin e LSI.
“Ne nuk jemi si ata”, u tha Rama në fund të këtij tregimi, të dashuruarve të Elbasanit. Aty ai premtoi që lëshimi më i madh që do të bënte ishte zv/kryeministri dhe një ministër. Data e zgjedhjeve nuk mund të lëvizte, propozimet e Mekallister ishin jashtë afateve kohore. Marrëveshja ndodhi kur askush nuk e priste. SHBA këtë herë nuk kishte ndërmend të falte refuzuesin. Rama u dorëzua, por nga bisedat kokë më kokë me Bashën, pati disa ndryshime nga projekti që palët kishin në tryezë. Më i rëndësishmi ishte ai për datën e zgjedhjeve. Ishte lëshimi më i madh që një qeveri i ka bërë opozitës ndonjëherë. Një lëshim që do të shënojë kthesën në historinë e pluralizmit, për herë të parë një qeveri i organizon zgjedhjet me opozitën. Sigurisht që u bë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, që lidhet kryesisht me kanabizimin dhe me kriminalizimin e politikës, por Rama ia doli të bëjë një lëvizje të papritur, një marrëvëshje që e favorizon.
Jo vetëm se fitoi datën e zgjedhjeve, që nuk i jep kohë të emëruarve të rinj të bëjnë nul atë që është përgatitur tashmë dhe të krijojnë një terren për zgjedhje të lira, por edhe koha që jepet në dispozicion, nuk krijon kushtet ligjore për regjistrimin e koalicioneve. PS parashikohet si partia e parë në zgjedhje, si rrjedhim është më e interesuara për një garë pa koalicione. Me këtë rast, Rama dobëson LSI që, pasi humbi avantazhin e kryetarit historik, tani humbet edhe avantazhin e koalicionit. Dobëson edhe PDIU që, si nëj parti në rritje, mund të shndërrohej në vendimtare pas zgjedhjeve. Duke dalë vetëm në zgjedhje, Rama do të zgjedhe vetëm aleatin që i duhet nëse rikonfirmohet si forcë e parë. Nga ana tjetër,krijon përçarje tek koalicioni opozitar. Aleatët e PD-së, janë të drobitur nga 4 vjet opozitë dhe krejt të papërgatitur për fushatë pas 3 muajsh protestë. Në 38 ditë duhet të fillojnë gjithçka nga e para, por pa ndihmën e PD. Ata i kanë të gjitha arsyet të ndihen të tradhëtuar, opozita mund të quhet tashmë e përçarë. Si përfundim, me datën e zgjedhjeve, Rama arriti 3 fitore: 1. kohën e pamjaftueshme të ministrave të rinj për të bërë nul atë që ishte përgatitur tashmë.2. hoqi peshën e aleatëve të tij. 3. Krijoi përçarje në kampin opozitar duke i çuar aleatët e abshës drejt eleminimit. Me këtë rezultat dukes se ka siguruar një rikonfirmim të pakontestuar për veten. I pari në historinë e pluralizmit. (D.D/Shuplaka)