Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambinetet e Kuvendit të Shqipërisë, pas pak do të fillojë edhe senaca e jashtëzakonshme plenare.
Sot është afat i fundit ku në seancën e Kuvendit duhet të miratohen ngritja e dy komisioneve ad hoc, të cilët më pas do të përzgjedhin me procedurën e Vettingu 27 anëtarët e organeve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dy komisionet që pritet të votohen sot janë të përbëra respektivisht nga 6 dhe 12 anëtarë secili, me pjesëmarrje të barabartë të shumicës dhe pakicës parlamentare. (J.V/Shuplaka)