Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të shtunën që pas mbledhjes së muajit gusht ku Rama caktoi detyrat e reja për ekipin fitues të zgjedhjeve.
Në njoftimin e shpërndarë nga PS-ja bëhet me dije se në këtë Asamble do merren vendime të rëndësishme.
Mbledhja e Asamblesë së PS-së vjen pas përjashtimit të ish-ministrit Saimir Tahiri nga çdo pozicion që mbante në PS.
Gjithashtu pritet që sekretarët e PS-së të ndryshojnë.
Aktualisht 8 sekretarët e PS-së janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.(F.G/ Faxweb)