Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku pritet të zhvillohet mbledhja e qeverisë në një nga hotelet e qytetit.
Këshilli i Ministrave do mblidhet nën drejtimin e Ramës ku do prezantohet plani i veprimit për punësimin.
Në videon e mëposhtme duket Rama në hyrje të ambienteve ku do zhvillohet takimi.
Rama është pritur nga prefekti Baki Bala dhe kryetari i Bashkisë Armando Subashi.
Subashi njihet si një nga kryebashkiakët socialistë më afër kryeministrit Rama.
Në zonën përreth hotelit janë parë forca të shumta sigurie që në orët e para të mëngjesit.
Nesër pritet që ministrat të kenë takime me drejtorët rajonale të linjave përkatëse.
https://www.youtube.com/watch?v=Fn9zXCdAVX4&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)