Kryeministri Rama ka mbledhur qeverinë në Shkodër ku ka shpallur dhe vendimet e qeverisë. Rama than ë deklaratën e tij se është marrë vendim që zona e Thethit të shpallet zonë e mbrojtur.
“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës historike të Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë historike. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë dhe tani fillon rruga për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur.
Po ashtu në rregulloren e miratuar përcaktohet edhe bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër, një tjetër vendim është ai i miratimit të bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale Peter Maringer, dhe në total janë 84 bursa që qeveria do të akordojë për nxënasit e dalluar dhe ato në nevojë. Paketa e miratuar do të sjellë investime në Shkodër.
Rama tha gjithashtu se nesër do të bëhet prezantimi I Shkodrës turistike, por edhe programit të zhvillimit të qëndrueshëm të alpeeve
“Nesër Do të bëjmë prezantimin publik jo vetëm të Shkodrës turistike, por edhe programit të zhvillimit të qëndrueshëm të alpeeve. Është një program për nxitjen e fortë që ne do ti japim turizmit dhe punësimit “, tha kryeministri. (B.H/Faxweb)