Kryeministri Rama nuk e priti mirë sot gjatë një takimi me të rinjtë në Apolloni, kur turma i ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike apo një qeverie të besimit.
Rama provokoi mbështetësit socialistë duke u kërkuar të ngrejnë dorën të gjithë ata që duan qeveri teknike. Menjëherë disa duar u ngritën, por Ramës i dolën vetëm tre persona që ishin pro.
Kur pyeti se kush dëshironte qeverinë e besimit, pjesa më e madhe e mbështetësve ngritën dorën.
I gjendur në këtë situatë të sikletshme, Rama u shpreh se paska ende nevojë për të shpjeguar se çdo të thotë qeveri teknike dhe e besimit. (M.D/ Shuplaka)