06:58 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama me atlete të bardha në Podgoricë, Berisha: Vuan nga sindromi i fetishit të atleteve, uroj mos ta zënë fetishe të tjera

16:06 | 05/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komentet e forta të Berishës: Rilindësit janë si rrushi i Nastradinit…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur për veshjen e kryeministrit aktual Edi Rama, në samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë.

Kujtojmë se Rama kishte kombinuar atletet e bardha me kostum zyrtar, siç bëri edhe në Samitin e Triestes, mirëpo këtë radhë nuk u bë pjesë e fotos familjare të liderëve të ballkanit me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

Sipas shumë mediave, shkak për këtë ishin pikërisht atletet e tij të bardha. Berisha shprehet se Rama është i varur nga këto atlete,

“Me te drejte mund te lind pyetja se pse Rama e ben veten lolo me atletet e tij ne samitet nderkombetare?

E verteta eshte se Rama, i ngerthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, eshte bere addict (i varur) ndaj tyre.

Fetishi, si marrosje pas nje objekti apo veprimtarie, eshte nje sindrom nga i cili i ngerthyeri nuk çlirohet dot, mundet per vite te tera ose gjithe jeten. Ndaj nuk na mbetet gje tjeter veçse te urojme qe Ramen te mos e zene fetishe te tjera…!!”, reagon Berisha.

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS

Droga dhe atletet; dy varesite e Noriges!

Edi Rama, piktori deshtak, mbylli mandatin e pare duke u bere vertet i famshem por realisht famezi per
Narko-shtetin qe ndertoi keto vite ne Shqiperi duke merituar universalisht etiketimin e tij nga mediat me serioze te botes si “Noriega i Europes”. E verteta eshte se per Ramen, perdorues dhe addict droge, kjo e fundit nuk eshte dhe nuk mund te jete krim por supermarke dhe super vlere.

Prandaj, ai me shpejtesi rriti me 1250 here siperfaqen e mbjelle me kanabis ne vend. Ngjiti Shqiperine ne vendin e dyte ne bote ne konsumin e kokaines dhe shnderroi ate ne porten kryesore te vershimit te heroines drejt Europes.

Por Rama eshte bere vertet i famshem ne Europe dhe ne bote per perdhosjen e protokollit te takimeve dhe samiteve nderkombetare me atletet e tij te bardha.
Protokolli zyrtar, si etikete shekullore e veprimtarive politike, bilaterale dhe multilaterale ka gjithnje momentet zyrtare, ne te cilat pjesmarresit, ne respekt te njeri – tjetrit dhe te aktivitetit detyrohen te paraqiten me nje veshje zyrtare, dhe momentet e kohes se lire ne te cilat pjesmarresit mund te vishen dhe madje edhe ftohen nga mikpritesi qe te vishen kazhual.

Edi Rama, duke u vleresuar nga mediat me serioze ne Europe si lideri me pak i rendesishem i kontinentit, i kompleksuar keq, zgjodhi atletet per tu bere i “rendesishem”, te pakten qesharak.
Per shkak te atleteve ai u perzu nga fotoja familjare ne Podgorice dhe mashtroi shqiptaret duke u thene se u largua me shpejtesi per ne aeroport sepse helikopteri i tij nuk fluturonte naten, paçka se fotot familjare behen fiks menjehere ne fundin e punimeve te samitit dhe zgjasin maksimumi 4-5 minuta.

Nga ana tjeter, Podgorica eshte gjithsej 2.5 ore nga Tirana me makine me eskorte. Mirepo pavaresisht nga avoketerit dhe atlete-lepiresit e Rames, ky i fundit e ndjene thelle perçmimin qe i behet ne keto samite. Ky perçmim kulmoi pas ndalimit te tij per te marre pjese ne foton familjare te samitit me raportimin e Neë York Times per kete samit.

Keshtu, kjo gazete sot, pasi njoftoi zhvillimin e punimeve te Samitit te Podgorices, samit shume i rendesishem per rajonin, pjesemarrjen dhe takimet e zevendespresidentit te SHBA ne kete samit me pjesemarresit e tjere, per Edi Ramen shkruan vetme se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha.”

Me te drejte mund te lind pyetja se pse Rama e ben veten lolo me atletet e tij ne samitet nderkombetare?

E verteta eshte se Rama, i ngerthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, eshte bere addict (i varur) ndaj tyre.

Fetishi, si marrosje pas nje objekti apo veprimtarie, eshte nje sindrom nga i cili i ngerthyeri nuk çlirohet dot, mundet per vite te tera ose gjithe jeten. Ndaj nuk na mbetet gje tjeter veçse te urojme qe Ramen te mos e zene fetishe te tjera…!! sb (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Sali Berisha
Pas

7 vjedhje për 3 ditë, kapet hajduti i karburanteve (VIDEO)

Para

90% e vendit në rrezik nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit në Ardenicë

Para
90% e vendit në rrezik nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit në Ardenicë

90% e vendit në rrezik nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit në Ardenicë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.