Ilir Meta ka treguar disa detaje nga komunikimi i tij me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin lidhur me diskutimet që kanë pasur për djegian e mandateve ku tha se e ka gënjyer, duke argumentuar se për të mos ndodhur kjo do të jepte dorëheqjen në shenjë solidariteti.
Presidenti deklaroi se ai ndodhej në Gjermani dhe një diskutim të tillë e kishte bërë përmes ëhatsApp, ndërsa theksoi gjatë intervistës në “Opinion” se djegia e mandateve ishte një vendim I gabuar.
“Mund tju them se edhe më ka gënjyer. Unë kam qenë në Gjermani. Më ka thënë që, për këtë çështjen e mandateve. Unë i kam thënë në ëhatsapp që kjo është një marrëzi, jo tha pa problem se edhe po ndodhi kjo tha mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti edhe kështu po ata të tjerët nuk do ti lënë mandatet. Dhe ndodhi një gjë tjetër”, deklaroi Meta.
I pyetur nëse ka pasur marrëvehsje mes tij dhe Berishës për të “goditur” qeverinë, Meta e mohoi duke argumentuar nga ana tjetër se Rama kishte thënë ditë më parë se ishte presidenti më i mirë, diçka për të cilën thotë se e kishte bërë me turp.
“Asnjë marrëveshje… Zoti Rama para pak muajsh tha që ky është presidenti më i mirë, më bëri me trup. Kur i shkon pas avazit je i mirë, kur preken interesat e tij, jo të vendit sigurisht që je konformist. Zero marrëveshje midis meje dhe Berishës, zero marrëveshje midis meje dhe Lulzim Bashës, zero marrëveshje midis meje dhe Monika Kryemadhit.”
(F.GJ/FAXWEB.AL)