17:40 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama me bllok gjobash në dorë, Fuga: Spoti jep mesazhe elektorale të frikshme (5 ARSYET)

13:32 | 06/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama me bllok gjobash në dorë, Fuga: Spoti jep mesazhe elektorale të frikshme (5 ARSYET)

Video e kryeministrit Rama me bllok shënimesh në dorë ndeshi në reagime të shumta qoftë positive dhe qoftë negative. Kjo pasi nuk është e zakonshme që të shohësh kryeministrin e vendit në rolin e një polici.

Për akademikun Artan Fuga kjo që kryeministri ka bërë i ka tjetërsuar mesazhet që kërkonte të përcillte. Ai thotë se ka pesë arsye pse ka ndodhur kjo.

Fuga vijon më tej duke thënë se kompania që ka bërë spotin e kryeministrit i ka marrë lekët kot.

”Gjithsesi si rast studimi në lëndët e marketingut mediatik është i përkryer për ta analizuar të paktën një semestër dhe për t’u mësuar studentëve sesi një agjenci marketingu nuk duhet ta bëjë një spot elektoral!”, mbyll Fuga shkrimin e tij. 

SHKRIMI I ARTAN FUGËS: 

Mesazhet e gabuara të një spoti elektoral kryeministror! Në mbështetje të specialistëve të rinj të marketingut politik

Spoti elektoral i ri tregon njê drejtues veture që kalon ndërkohë që semafori është në dritë të kuqe! I ve gjobë drejtuesit vetë zoti kryeministër, Edi Rama. I cili tregohet i vendosur sepse sikurse thotë në spot me ato gjoba bën spitale, shkolla, paguan pensione, a të tjera financime publike.

Përkundrejt msionit të spotit për të promovuar kryeministrin, dhe paraqitjen e tij elektorale si edhe për të përballuar ndoshta një opinion që e kritikon se ka qenë fort ndëshkues, apo edhe për të treguar dëshirën që ndëshkimin ta shndërrojë në krijim, spoti jep mesazhe të tjetërsuara që e dëmtojnë besoj unë edhe imazhin kryeministror, por mbi të gjitha spoti jep mesazhe elektorale që janë të “frikshme” dhe as pak pozitive, që në një farë mënyre dëshmojnë për koncepte estetike dhe marketingu të gabuara të realizuesve të spotit.

Pse:

  1. Ka një konfuzion simboli në thelbin e spotit të mësipërm. Zoti Edi Rama ka një identiet simbolik të konfuzuar aty, është polici? Eshtë lideri i forcës politike që ka qeverisjen? Apo është një personazh që bart si personazh publik logon e dikujt tjetër? Ta zemë sikurse mban aktori i madh Reshat Arbana logon e Sigalit, por nuk është vetë sigali!

Pra ngatërrohet në konceptimin krijues personazhi publik Edi Rama dhe kryeministri Edi Rama, që sigurisht si i tillë nuk ka për funksion, dhe as të drjejtë tê vendosi gjoba shoferëve të eksituar dhe gjysëm rrota si ai i spotit.

  1. Pikërisht këtu fillon një problem tjetër. Si kryeministër, kushdoqoftë, a ka të drejtë të mbledhi gjoba në rrugë? Se po të ishte kështu, gjoba rrugëve do të na vinte edhe kryetari i bashkisë, edhe ministri i brendshëm, edhe drejtori i policisë, pra të gjithë personat që përbëjnë hierarkinë mbi policin rrugor? Këtë shtet do të ndërtojmë? Kështu konceptohet shteti pas 25 qershorit? Ku cdo funksionar administrativ nëpërmjet njê aksioni direkt kapërcen të gjitha hierarkitë administrative dhe shkon bën detyrat që ligja ia ngarkon shkallëve më të ulta të punonjësit publik? Kështu “do t’ua vjedhin kompetencat” vartësve pushtetarët tanë? Këtë do të thotë spoti?
  2. Aq më shumë që kryeministri na paraqitet pa uniformë. Kuptohet që policia duhet të ketë uniformë se pastaj do të na ndodhi si me ata hajdutët që hiqeshin si policë dhe vidhnin ose abuzonin me popullsinë civile. Forcat e rendit duhet të paraqiten dhe të identifikohen përndryshe nëse civilët do të ndodhen para njerëzve anonimë, krijohet kaos dhe frikë. Të paktën krijuesit e spotit ta kishin paraqitur kryeministrin të veshur polic.
  3. Argumenti që jep kryeministri duke mos u tutur nga lutjet për të vendosur gjobën është se me ato lekë ndërtonte kopshte, shkolla, spitale, etj. Jo nuk është ky funksioni i parë i ndëshkimit të shekljeve ligjore ose administrative. Aplikimi me rigorozitet i ligjit ka për qëllim të edukojë dhe detyrojë qytetarin t’i nënshtrohet detyrave të tij dhe të respektojë të drejtat e tij dhe të të tjerëve. Zbatimi i ligjit dhe drejtësia ka si qëllim kryesor sigurinë publike dhe garantimin e të drejtave qytetare, aspak nxjerrjen e financimeve qoftë edhe për aktivitete të dobishme të shtetit. Kjo e dyta është një derivat krejt anësor dhe pa peshe. Sepse e kundërta do të na çonte drejt një qëllimi pervers të zbatimit të ligjit. Shteti do të uronte të kishte sa më shumë shkelje ligjore për të mbledhur sa më shumë parà. Mos kemi një thirrje : Shkeleni ligjin sa më shumë se ne atë duam që të “qethim” sa më shumë parà? E frikshme nëse është një strategji e pandërgjegjshme pêr katër vitet e tjera!
  4. E “frikshme” sepse autorët e spotit si duket nuk ja kanë fare haberin nga menaxhimi racional dhe pragmatik i buxhetit publik. Kur personazhi thotë se do marr taksat për të financuar spitale, shkolla, etj., kjo nënkupton se buxheti publik trajtohet si një thes i madh ku pasi paratë mblidhen shpërndahen me voluntarizëm në degë të ndryshme. Fut dorën nê thesin e parave publike dhe shpërrndaje ku mundesh. Unë e kuptoj kalimin e flukseve financiare nga një fushë te tjetra, por nga ana tjetër cdo degë duhet të ketë qëllim të financojë dhe vetëzhvillojë veten e vet. Përndryshe ideja e rendimentin financiar të cdo aktiviteti publik bie në zero. Kêshtu vepronte ekonmia-shtet, por nuk mund të veprojë ekonomia publike ku agjencitë e saj duhet të udhëhiqen nga vlerat e vetëfinancimit, e rendimentit, e llogarisë, e konkurrencës së moderuar, e iniciativës të elitave menaxheriale publike, etj.

Unë uroj nga zemra që ato koncepte të menaxhimit të buxhetit publik të jenë të krijuesve të spotit, hajde edhe të ndonjë politikani që nuk merr vesh fare nga ekonomia, dhe të mos jenë edhe ato të kryeministrit tim në katër vitet e ardhëshme, kushdo qoftë ai.

Ja pse mesazhet e spotit janë me impakt negativ. 
Ja pse agjencia që ka krijuar spotin i ka marrë lekët kot. 
Ja pse ai spot duhet kritikuar dhe mundësisht të hiqet nga qarkullimi sepse ka mesazhe krejt negative që opozita mund t’i përdori për të thënë : ja cilat janë rrënjët e dështimeve tona ekonomike dhe administrative!

Dhe prandaj them se krijuesit e spotit kanë keqpërdorur edhe z. Edi Rama atje!

Gjithsesi si rast studimi në lëndët e marketingut mediatik është i përkryer për ta analizuar të paktën një semestër dhe për t’u mësuar studentëve sesi një agjenci marketingu nuk duhet ta bëjë një spot elektoral! (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: artan fugaedi ramafugaramarama me bllok
Pas

Berisha: Rama dështim spektakolar në Tropojë, shkoi me 5 autobusë me militantë (FOTOT/VIDEO)

Para

Dortmund me trajner të ri, Peter Bosz merr drejtimin e ekipit Gjerman

Para
Dortmund me trajner të ri, Peter Bosz merr drejtimin e ekipit Gjerman

Dortmund me trajner të ri, Peter Bosz merr drejtimin e ekipit Gjerman

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

Orban akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

Video/ Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, pamje nga vendngjarja

Ndalon minat tokësore kundër personit, Ukraina tërhiqet zyrtarisht nga Konventa e Otavës

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.