00:33 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Me diasporën, PS mund të arrijë në 1 milion vota

13:23 | 17/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Me diasporën, PS mund të arrijë në 1 milion vota

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit, ku theksoi se “kemi një skuadër që u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin”.

Në fjalën e tij, Rama tha se “kemi një skuadër ku të gjitha moshat të dyja gjinitë patjetër, por në mënyrë të posaçme gratë e vajzat kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për vete”.

“Ashtu sikundër si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku edhe më të rinjtë janë të mirëpërfaqësuar. Por ndryshe nga herët e tjera ka edhe një karakteristikë të re të shumëpritur për mua personalisht, që në skuadrën e 11 Majit në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne, pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa pa lidhje dhe se sa e kotë është që të besosh se mund të vijë diçka e mirë, ose mund të bëhet diçka e mirë për vendin dhe njerëzit duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh”, nënvizoi kreu i PS-së.

Është e mirëpritur për mua, vijoi Rama, se unë besoj se PS është shumë më e gjerë se vetvetja se sa perimetri i anëtarësisë së vet dhe është shumë e gjerë se sa shumëkush brenda nesh e percepton duke harruar që në fund të ditës ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve dhe shqiptareve që me votën e diasporës mund të shkojnë afro 1 milion shqiptarë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “është e pamundur të mos mendojmë e të mos përpiqemi që këtë forcë t’ua vëmë në dispozicion të gjithëve pavarësisht dallimeve që mund të kemi në tryezë kur flasim për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo një çështje tjetër”.

“Në fund ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ua vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të realizojnë dhe ndajnë me ne qëllimet e mëdha.  Në këndvështrimin tim asnjëherë më parë qysh se unë jam në krye të PS nuk ka pasur një moment zgjedhor si ky me një peshë specifike gjeopolitike. Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme në çdo zgjedhje ka pasur peshën e vet mbi fatin e ecurinë e vendit, por këto zgjedhje kanë një peshë specifike të posaçme sepse besoj se qysh nga zgjedhjet e para pluraliste ose le të themi dy zgjedhjet e para ato të ‘91 dhe ’92 këto zgjedhje janë të parat që kanë një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë”, tha kreu i PS, Rama.

Pas

Banka e Zhvillimit, Leskaj: Rrezik për klientelizëm, i rëndon buxhetit të shtetit

Para

EMRI/ Pas sherrit për pronat i dogji 2 automjetet xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë

Para
EMRI/ Pas sherrit për pronat i dogji 2 automjetet xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë

EMRI/ Pas sherrit për pronat i dogji 2 automjetet xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.