Ditën e sotme si rrallëherë kryeministir është kapur ngushtë nga pyetja e një gazetari, teksa është interesuar se çfarë do ti thoshte Rama i dikurshëm ‘me flokë’ sot Ramës ‘pa flokë’ pas gjithë trajektores së jetës së tij politike.
Gazetari e pyeti se çfarë do të mendonte Rama i atyre viteve për ato që do të ndodhnin më pas, si pakti me Berishën në 2008, marrëveshja me Bashën në 2017, tërheqja nga greva e urisë, apo dosjet e nxehta 339 dhe 184.
E teksa Rama e ka shtyrë përgjigjen e pyetjes për në fund të konferencës ai tha:
“Në atë kohë Edi Rama nuk kishte hyrë në asnjë zyrë shteti përveç Institutit të Arteve dhe Galerisë Kombëtare.
Ai për here të parë ka hyrë në një zyrë shteti si Ministër Kulture dhe nuk merrte vesh çfarë bëhet në anën tjetër të barrikadës. E patjetër që ai në atë kohë në shumë gjëra do më kundërshtonte dhe kritikonte se s’do të më kuptonte”.“- tha kryeministri në fund të konferencës duken mos harruar kështu t’i përgjigjet pyetjes së bërë.