Niko Peleshi për meritë të marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës nuk do të jetë më krahu i djathtë i Ramës.
Posti i zëvendësministrit do t’i jepet opozitës, si garanci për monitorimin më nga afër të procesit zgjedhor,
Me shumë gjasa sot nga takimi në një fshat në Korçë do të jetë dalja e fundit e Peleshit në këtë post. Nga e hëna me shumë gjasë në zyrën e Ramës do të shkojnë emrat e rinj për të gjithë postet qeveritare.
Ky takim i zhvilluar në një nga fshatrat e Korçës bëhej për të dëgjuar problematikat dhe shqetësimet e banorëve të këtyre zonave. Rama në fjalën e tij thotë që puna do të vazhdojë përgjatë mandatit të dytë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post