06:15 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama me maturantët: Varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha

17:37 | 21/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama me maturantët: Varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha

E vetmja rrugë për të trajtuar një sëmundje të rëndë, siç është sistemi ynë i drejtësisë është një operacioni i thellë për ta trajtuar. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me maturantët e medaljeve të arta.

“Ende pa u mbushur 100 ditët e qeverisë këtu në këtë sallë kam pasur takim me nxënësit ekselentë dhe një prej tyre më ka bërë një pyetje duke thënë: Çfarë mund të bëni ju për të ndryshuar Shqipërinë që është e kapur për fyti nga sistemi i kalbur i drejtësisë? Në atë kohë atij i ktheva një përgjigje që pak a shumë ishte që problemi i drejtësisë është një nga sëmundjet më të rënda, mbase burimi i sëmundjeve të tjera të rënda dhe do ta trajtojmë si sëmundje të rëndë për të gjetur recetën e duhur dhe për të bërë terapinë e duhur. Sot jemi dëshmitarë që reformat janë e vetmja rrugë për të adresuar problemin e sëmundjeve sistemike në organizmin e një shoqërie apo të një shteti..nëse atëhere e mendoja që drejtësia jonë vuan nga një kancer dhe organizmi i shtetit tonë ishte i kapur në të gjithë pjeset vitale të tij nga kanceri, sot jam edhe më i bindur se dje, që e vetmja rrugë për ta trajtuar një sëmundje kaq të rëndë është një operacion shumë i thellë. E njëjta gjë vlen edhe për atë që ne bëmë me reformën në arsim. “tha Rama.

Duke folur për reformën në arsim, Rama tha se ishte një domosdoshmëri, pasi sistemi arsimor ishte nje kancer ku mbizotronte korrupsioni dhe energjia demotivuese.

“Reforma në arsim ishte një domosdoshmëri në një situatë kur sistemi arsimor ishte i molepsur nga një kancer pakonkurueshmërie, korrupsioni dhe nga një energji shumë e ulët për shkak se sistemi demotivonte njerëzit, mësuesit dhe prindërit. Por fakti që sot jemi këtu përballë këtyre heronjve të ditëve tona, sepse të tillë janë ata që nuk kërkojnë justifikime për të mos ia dalë , por kapërcejnë cdo pengesë për tia dalë. Përtej vështirësive asgjë nuk është e pamundur nëse është i bindur në rrugën për të realizuar ëndrrën e vet.” u shpreh Rama. 

Rama po ashtu tha se varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha, duke iu referuar arritjeve të maturantëve dhe përpjekjeve të nxënësve në shkollë. 

“Nëse jemi të vendosur asgjë nuk është e pamundur, të besojmë tek forca jonë shpritërore dhe krijuese.” u shpreh sot Rama. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: arsimimiedi rama
Pas

Pronat e Balilit fusin në sherr PS dhe LSI, policia zbarkon me autoblinda në Butrint

Para

Bushati: “Me qetësi dhe dashuri” e Metës i ngre nervat Ramës, pse mendoj se Nishani i prishi punë çadrës

Para
Bushati:  “Me qetësi dhe dashuri” e Metës i ngre nervat Ramës, pse mendoj se Nishani i prishi punë çadrës

Bushati: “Me qetësi dhe dashuri” e Metës i ngre nervat Ramës, pse mendoj se Nishani i prishi punë çadrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.