Kryeministri Edi Rama tha në bashkëbisedimin live me ndjekësit tha se më 11 Maj nuk është çështja që të fitojë PS, por është marrja e pasaportës evropiane. Kreu i qeverisë tha se vetëm ai dhe PS, mund ta kyçin Shqipërinë në union. Rama paralajmëroi sërish për përdorimin e VPN për të aksesuar TikTok.
“Meqë do e bëje Hilterin ti. Turp i madh përdorimi i këtyre lloje emrave. Megjithatë nuk ka problem. Ndërkohë VPN përdore por bëj shumë kujdes sepse duke e përdorur është hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët passëordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja TikTok në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm.”, tha Rama.
Rama nuk kursyu ironinë për Berishën.
“Bufi i kënetës që është në rrjedhje është e qartë. Nuk është çështje moshe, por çështje e atyre që e lënë dhe bëhet meme përditë. Vetëm unë dhe PS e kyçim Shqipërinë në BE, nuk e bën dot askush tjetër. Cilido tjetër, minimalisht do të shkaktonte një shtyrje apo një vonesë që do të çonte në mbylljen e asaj dere që është hapur.”