15:52 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama me operatorë e biznese në Përmet: Krijoni struktura që ju informojnë për grantet, Shqipëria e ka ndërtuar me mund imazhin turistik

16:23 | 22/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama me operatorë e biznese në Përmet: Krijoni struktura që ju informojnë për grantet, Shqipëria e ka ndërtuar me mund imazhin turistik

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti ku ka qenë ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra.

Gjatë bashkëbisedimit, një nga përfaqësuesit e bizneseve ngriti shqetësimin për mungesën e aksesit në grante. Në përgjigje, kryeministri theksoi se grantet e lidhura me strukturat qeveritare janë të aksesueshme online. Ai theksoi se duhet që të ketë një rritje të informacionit për bizneset lidhur se si dhe ku duhet që të aplikojnë.

‘Dua të ndalem tek ato grante që janë pjesë e strukturës që lidhet me qeverinë se për të tjerat Bashkia Përmet është kampione për thithjen e fondeve nga donatorët. Ato që janë të lidhura me qeverinë ato janë online. Ne kemi shumë më tepër aplikime se sa kemi mundësi që ti përgjigjemi pozitivisht. Ju doni të rriteni dhe duhet që të krijoni vetes kushtet që të keni edhe dikë që të merret me marrjen e informacionit për fondet ku janë. Sikur ju të hapni një zyrë të vogël me dy veta që të merret me këtë punë mund të ketë përfitim për të gjithë, por jam dakord që duhet rritur volumi i informacionit’, tha ai.

Duke u ndalur te sfidat që vijnë me zhvillimin e sektorit të turizmit, kryeministri Rama theksoi se është dashur shumë punë për ta çuar numrin e turistëve në këto shifra ku është sot. Sipas tij, kjo duhet ta bëjë më të vogël hapësirën për gabime nga ana e biznesve.

‘Problemi me turizmin dhe me suksesin në turizëm, duke studiuar edhe eksperiencën e vendeve të tjera, kur suksesi e çon emrin tënd kudo ti se ke më shancin të gabosh, sepse nëse ai turisti vjen këtu dhe zhgënjehet të kthehet në mallkim dhe jehona e gjërave që nuk shkojnë hapet shumë më shpejt.  Për ta çuar Shqipërinë në këtë nivel që të flasin shumë për ne, na është dashur shumë kohë dhe për ta përmbysur këtë duhet shumë pak kohë. Marzhi i gabimit duhet që të vijë duke u zvogëluar duhet forcuar dhe bashkëpunimi dhe ministria duhet të jetë në gaditshmëri për të mbështetur’, tha Kryeministri Rama.

Pas

Sulm ndaj Turistëve në Indi, 5 të Vdekur dhe disa të Plagosur

Para

The Telegraph: Britania e Madhe mund të ndjekë hapat e Melonit! Po shqyrton mundësinë e dërgimit të emigrantëve të dëbuar në Shqipëri ose vende të tjera të Ballkanit

Para
The Telegraph: Britania e Madhe mund të ndjekë hapat e Melonit! Po shqyrton mundësinë e dërgimit të emigrantëve të dëbuar në Shqipëri ose vende të tjera të Ballkanit

The Telegraph: Britania e Madhe mund të ndjekë hapat e Melonit! Po shqyrton mundësinë e dërgimit të emigrantëve të dëbuar në Shqipëri ose vende të tjera të Ballkanit

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.