Rama s’do jetë, së paku konfirmuar deri tani, në ceremoninë e inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump por ish-bashkëpunëtori i kryeministrit gjatë zgjedhjeve të kaluara, tashmë deputet i PS-së, Eduart Ndocaj është duke udhëtuar sot drejt Washingtonit.
”Me disa miq në Londër. Nesër udhëtoj drejt Washingtonit!”, shkruan Ndocaj.
Drejt SHBA-ve do të udhëtojë sot edhe kreu i Kuvendit dhe i LSI-së Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Flitet se do jenë në ceremoni dy ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi dhe gjenerali Piro Ahmetaj këshilltar i presidentit Nishani. Po ashtu edhe Princi Leka.(V.G/SHUPLAKA)
