Para disa ditësh, mediat greke dhanë lajmin se kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Greqi sëbashku me bashkëshorten e tij Linda Ramën.
Kështu, mediat greke shkruanin se çifti Rama ndodhet në Parga që prej 15 korrikut. Pavarësisht se lajmi nuk ishte pranuar por as mohuar nga pronarët e hoteleve, portalet u besuan fjalën disa punonjësve shqiptarë të hotelit.
Mirëpo siç duket lajmi ka qenë i rremë sepse vetë Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku shkruante se nuk ishte fare me pushime.
“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi 1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3. Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruante kryeministri.
Gazeta shqiptare ka publikuar disa foto të shkrepura javën e kaluar në Parga të Greqisë në një nga hotelet luksoze në bregdetin grek.
Në foto dallohet një burrë që ngjan shumë me kryeministrin shqiptar, i cili po pushon aty me gruan dhe vajzën e tij. Për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme të pushuesit me Ramën, me shumë mundësi punonjësit shqiptarë do të jenë ngatërruar dhe gabimisht kanë hapur fjalën se Rama ka shkuar me pushime në Greqi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2443″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post