Teksa Shqipëria prej vitesh përballet me varfërinë, papunësinë, korrupsionin dhe gjendjen e rënduar sociale, kryeministri ynë Edi Rama ka gjëra të tjera primare për të “impresionuar” europianët, si përshembull me veshjen e tij karakteristike, që shpesh kushton sa “qimet e kokës”.
Së fundmi, veshja e Ramës në Bruksel tërhoqi vëmendjen të pranishmëve në mbledhjen e Këshillit Europian, gjë e cila u cek edhe nga gazetarja Erisa Zyka.
Gazetarja u shpreh në emisionin opinion në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, se europianët ishin impresionuar nga veshja e Ramës.
Ajo tha:
Dhe një gjë të vogël sa për humor. Mua dje më thanë se ishin shumë të impresionuar nga veshja e kryeministrit tonë i cili… Për ne nuk ishte lajm por këtu është lajm…
Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga analisti Mustafa Nano, i cili teksa komentoi veshjen e kryeministrit u shpreh se i duket si “i sëmurë”.
Replikat në emision:
Blendi Fevziu: Ka pasur një ide që mund t’i gënjesh europianët dhe e hanë ata
Mustafa Nano: Ky është një ves i udhëheqësve hileqarë ballkanikë, që krijojnë probleme në vend dhe përpiqen t’i fshehin dhe bëjnë kështu… vishen me poture dhe shkojnë të shesin një imazh tjetër.
Blendi Fevziu: Po bukur është veshur aty
Mustafa Nano: Po ça bukur…
Blendi Fevziu: E mo bukur është veshur, nxirre edhe një herë.
Mustafa Nano: Mua më duket i sëmurë të betohem!
Blendi Fevziu: Pse?
Mustafa Nano: Po insiston tek ato poturet…
Blendi Fevziu: Të duket i sëmurë këtu?
Mustafa Nano: Dëgjo Fevzo, për mua fashion në politikë lëviz aq ngadalë, sa në 100 vjet, si është veshur Ismail Qemali vishet edhe Donald Trump. Dhe nuk do të dalë tani një nga Tirana dhe të ndryshojë fashion në politikë.