Kryeministri Edi Rama ka qenë në fshatin Ballaban në Përmet ku ka drekuar në një fermë të ngritur nga një shqiptare e martuar me një francez.
Elona dhe Zhaku janë larguar nga qyteti për të hapur biznesin e tyre në fshat.
Rama i ka përgëzuar për vendimin e tyre, teksa ka bërë një lutje për Francën meqënëse Zhaku është francez.
“Ishalla me ecën dhe mua me Macron, si Elonës me Zhakun”, ka thënë Rama.
Presidenti francez Emmanuel Macron është një ndër politikanët e rëndësishëm europian që është kundër zgjerimit të BE-së, dhe skeptik për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
(F.G/Faxweb.al)