Fax Web bën me dije se deputeti i LSI Luan Rama ka mbledhur paraditen e sotme strukturat e forcës së vetë politike në Skrapar për të diskutuar mbi vijimësinë e aksionit opozitar në bazë.
Në fjalën e tij ai është shprehur se në Skrapar, LSI do të jetë gjithmonë forcë e parë.
“Skrapari është një referenë krenarie per LSI-ne. Rrevanshi politik i qeverisë nuk i tremb dot qytetaret e Skraparit.” – tha Rama në mbledhje me strukturat.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së deklaroi se nga Skrapari do të nisë procesi i riorganizimi tërësor të partisë.
Duke folur për ngjarjet e ditëve dhe javëve të fundit të protestave kundër qeverisë Luan Rama tha se protestat qytetare janë institucion në demokraci dhe LSI mbeshtet çdo protestë qytetare.
(E.L./Faxweb)