Teksa ishte mbajtur fjalën e tij në Parlament deputeti i ri i PD-së Agron Shehaj, Edi Rama bashkë me deputetët dhe ministrat socialistë filluan të qeshnin në kor.
Ashtu siç duket nga video deputeti flet me një theks italian dhe kjo i ka bërë politikanët e majtë të qeshin. Shehaj ka kuptuar situatën dhe disa herë ka ndërprerë fjalën teksa deputetët e PS-së shpërthenin në të qeshura. Ndërsa deputeti ishte duke folur nga foltorja në një moment u acarua dhe u drejtua nga Rama duke e duartrikutur për atë po ndodhte.
Por Grmoz Ruçi ka ndërhyrë menjëherë dhe i ka thënë Shehajt që të vazhdonte fjalën e tij dhe të mos ngacmonte deputetët.
DEBATI:
Ruçi: Mos i ngacmo deputetët..
Shehaj: Duhet të mbani qetësi. Cila është etika zoti kryeminsitër?
(Rama iu bën me dorë deputetëve që të pushojnë.)
Shehaj: Unë nuk iu ndërpreva as nuk qesha kur ju folët, që bëtë shumë për të qeshur. Ju mendoni se unë jam i ri dhe ju mendoni se do të më vini përpara.
(Ndërhyn Ruçi: Ju lutem kolegë deputetë qetësi..) (J.V/Shuplaka)