S’ka asnjë dyshim që kryeministri Edi Rama vdes për të. Madje një të tillë e ka ngritur edhe brenda oborrit të Kryeministrisë.
Bëhet fjalë për një kosh basketbolli. Nuk i dihet nëse Rama arrin ta shquajë që nga dritarja e zyrës së tij, por protestuesit i kanë vendosur, po kështu edhe një tabelë ku shkruhet: ”300 mijë vende pune, shëndetësi falas, arsim për të gjithë, rend dhe siguri…Fund rrënimin!”. Premtime që u hodhën në kosh?!
Sot është dita e 7 e protestës së demokratëve, të cilët kërkojnë qeveri teknike për t’u arritur zgjedhjet e lira. Dje kryedemokrati Lulzim Basha dha një intervistë për Blendi Fevziun nga çadra vendosur para zyrës së rivalit të tij në politikë duke treguar vendosmërinë për të mos dalë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave. (V.G/SHUPLAKA)