Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën poltike në vend. Duke theksuar se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PD-së, dhe nuk e ka përkarhur këtë parti, Mërtiri shprehet se vendi është përballë një kërcënimi të madh përsa i përket qëndrimit të pozitës. Mëertiti thekson se sot vendi është përballë një kërcënimi të madh pasi Rama është një njeri i çekuilibruar me një vizion psikopatik për qeverisjen e cila po e çon këtë vend drejt shkatërrimit.
Ai shprehet më tej se është pro çadrës edhe pse njerëzit që mblidhen rreth PD-së nuk kanë moralin e duhur për t’iu bashkuar.
“Nuk jam dhe nuk kam qene ndonjehere anetar i PD-se dhe nuk kam ndermend te jem. Kam qene kritik ndaj kesaj partie kur ajo ishte ne pushtet. Kam shkruar atehere se perkrah edhe voten e bardhe, si nje menyre per te shprehur pakenaqesine ndaj qeverisjes se atehershme.
Por sot jemi ne nje situate ku vendi eshte perballe nje kercenimi te madh. Rama eshte nje njeri i cekuilibruar me nje vizion psikopatik per qeverisjen e cila po e con kete vend drejt shkaterrimit. Keto kater vjet kane treguar se ai eshte i paafte per te pranuar ndarjen e pushteteve duke shtene gjithcka ne dore, ndersa ka nje vullnet te frikshem per te cuar deri ne fund marrezite e veta. Shqiperia po shkon drejt nje shkaterrimi te organizuar, te lustruar me ambalazh vezullues.
Per kete arsye, kam shprehur hapur se jam pro cadres, pro nje rezistence kunder kesaj qeverie, pavaresisht objeksioneve dhe pakenaqesive qe mund te kem ndaj saj. Eshte e kuptueshme dhe shume njerez qe mblidhen rreth PD-se nuk kane moralin e duhur per t’iu bashkuar, por perballe rrezikut qe vjen nga qeveria dhe nje pushtet qe po fuqizohet duke u shnderruar ne nje perbindesh, kjo behet e kapercyeshme.”, shkruna Ergys Mërtiri. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post