19:01 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama mendon hapjen nga java e ardhshme, Basha bën deklaratën urgjente: Të mbyllet menjëherë ky aktivitet, rrezikohet jeta e…

15:56 | 17/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë do t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha? Edi Rama çudit me ‘’ofertën” e tij

Në një deklaratë nga Partia Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi qeverisë mbylljen e menjëhershme të të gjitha fasonerive në vendin tonë.

Deklarata e Bashës u bë pas zbulimit të disa rasteve me punonjës të fasonerive që kanë dalë pozitiv në Shkodër apo Krujë.

Basha tha se me mbajtjen hapur të tyre, qeveria po rrezikon jetën e 70 mijë qytetarëve. Njëherazi me mbylljen e aktiviteteve kreu ik PD kërkoi testimin e të gjithë punonjësve, dhe mbulimin e pagës së tyre nga ana e qeverisë.

Kreu i PD tha se kjo ka një kosto financiare prej 15 milionë eurosh, që mund ti hiqen tre koncensioneve për incerenatorët.

Fjala e plotë e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë

Sot kemi marrë disa lajme të këqija. Virusi ka përparuar duke krijuar vatra të reja në disa qytete të vendit.

Vetëm një rritje e lehtë e numrit të testimeve na kofirmoi se sa më shumë teste të bëhen, aq më shumë të infektuar zbulohen.

Në Tiranë, në Krujë, në Laç, në Shkodër virusi ka prekur disa qytetarë të tjerë.  Shumica e tyre janë zonja dhe vajza që punojnë në fasoneri.
E kam thënë dhe e kam përsëritur shumë shpesh këto 5 javë se fasoneritë janë ndër vatrat më të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të virusit.

Pak ditë më parë ngrita shqetësimin se në një fasoneri në Shkodër punonjësve nuk u është bërë testi, megjithëse një nga koleget e tyre rezultoi pozitiv.

Rasti i Krujës, i publikuar sot në media, është po ashtu shumë shqetësues. Tre zonja janë konstatuar të infektuara në një fasoneri në Krujë. Një nga tre zonjat ka infektuar edhe të birin.

Ndërkohë raportohet se nga Kruja infeksioni është përhapur edhe në Kurbin. Dy zonja të tjera punonjëse në një fasoneri po në Krujë janë të infektuarat e para të raportuara sot në Kurbin. 

Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar punonjëset e tjera të fasonerive në Shkodër dhe Krujë. Nëse janë testuar personat e kontaktit të këtyre punonjësve. Nuk kemi informacion zyrtar për këtë, por nga ajo që raportojnë mediat në Shkodër, Krujë dhe Kurbin, atyre thjesht u është kërkuar të vetëizolohen.
Kjo e rrit edhe më shumë rrezikun e përhapjes, nëse edhe punonjëse të tjera janë të infektuara.

Rasti i përhapjes nga fasoneria e Krujës në dy zona të ndryshme në Kurbin është një këmbanë alarmi.
Opozita e ka patur informacionin e infektimit në fasonerinë e Krujës që dy ditë më parë dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale, në minutat e para të marrjes së këtij informacioni.

Është për të ardhur keq që qeveria vepron me shumë vonesë. Ajo është e prirur të mohojë dhe pastaj të veprojë.
Rastet e infeksionit në fasoneri dhe përhapja e tyre me shpejtësi të frikshme kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta pa argumenta! Qeveria duhet të urdhërojë mbylljen e fasonerive në të gjithë vendin. Bashkë me to duhet të mbyllen të gjitha vendet me grumbullime të mëdha punonjësish.
Është në përgjegjësinë e qeverisë të ndalojë përhapjen e virusit tek qytetarët.

Mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me përqendrim të madh punonjësish, qeveria duhet ta shoqërojë me masa konkrete për mbështetjen financiare të punonjësve dhe biznesit. 
Për asnjë arsye qeveria nuk duhet të cojë dëm sakrificën e shqiptarëve në këto 5 javë izolim, vetëm e vetëm sepse refuzon të rialokojë para nga koncesionet tek qytetarët.

Është e domosdoshme që autoritetet të mundësojnë pa vonesë testimin e të gjithë punonjësve në fasoneritë e prekura. Kjo jo vetëm ndalon përhapjen e virusit, por ju jep siguri punonjësve për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Duke marrë këto masa, mbylljen e fasonerive, testimin, gjurmimin, mbështetjen financiare, mundësohet shmangia e rrezikut për infektimin e 70 mijë qytetarëve. Kjo ka një faturë financiare jo më shumë se 15 milionë euro. Ky fond mund të çlirohet direkt nga anullimi i tre koncesioneve për inceneratorët.   

Vazhdimi i përhapjes së virusit në keto momente, që sjell për pasojë zgjatjen e izolimit të qytetarëve dhe bllokimit të ekonomisë do të na kushtojë shumë më shumë se sa paga e këtyre punonjëseve sot.
Shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e vendeve të punës duhet të jenë prioriteti numër 1 i qeverisë!

Deklarata e Bashës vjen në një kohë kur qeveria ka gati planin e masave lehtësuese, që pritet të sjellin hapjen e një numri të madh aktivitetesh biznesi nga java e ardhshme.

Kryeminsitri tha mbrëmë se hapja do të nisë me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal, që parashikojnë burg për të gjithë personat që thyejnë karantinën, dhe kaloi dhe me dakordësinë e presidentit në Kuvend.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Nëse martohet Aleksi, çfarë do bëjë Rudina? Ja si përgjigjet aktorja

Para

Rriten sërish shifrat e të vdekurve në Britani, ekspertët japin alarmin dhe shpërthejnë në kritika ndaj qeverisë

Para
Spitalet britanike kanë mungesë të qeseve, kufomat po i mbështjellin me mbulesa të…

Rriten sërish shifrat e të vdekurve në Britani, ekspertët japin alarmin dhe shpërthejnë në kritika ndaj qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.