Ndërkohë që presidenti Meta po dëshmon përballë deputetëve të Kuvendit, në Komisionin Hetimor, në lidhje me çdekretimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, deputetët e në Komisionin e Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për “Për rezervat materiale të shtetit”
Pak ditë javë më parë presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin. Kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin “Për rezervat materiale të shtetit”, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.
E ftuar nga institucioni i Presidencës, ishte Krisilda Fana, e cila u shpreh se: Lista e mallrave rezervë të shtetit miratohet me VKM.
“E rëndesishme që kontrolli ndaj mallrave të grupit A të kryhet në menyre të imtësishme.”– u shpreh Fana.
Ndërkaq deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka deklaruar gjatë komisionit se “lëvrimi i mallrave rezerve me urdhër të kryeministrit nuk përben shkelje dhe burokraci.”
“Lëvrimi i mallrave të grupit A bëhet nëpermjet në akti kolegjial. Arsyetimi i presidentit për kthimin e dekretit nuk qendron. Përdorimi i rezervave materiale të shtetit bëhet në raste të veçanta. Levrimi i mallrave rezerve me urdhër të kryeministrit nuk përben shkelje dhe burokraci.”– është shprehur Dhima.
Deputeti i djathtë Myslym Murrizi është shprehur duke ngritur pyetjen se: Si mall i kategorisë A është futur gruri, po misri pse jo?!
“Ky është diskriminim, pse është më i mirë gruri se misri?! Neve të opozitës qeveria dhe presidenca na duken njëlloj.”- është shprehur Murrizi.
Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaronte se ndryshimi i bërë nga qeveria është i pajustifikuar. Sipas tij, ky ndryshim përbën rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A. Ligji e ndryshonte të drejtën për lëvrimin e mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga “me vendim të Këshillit të Ministrave” siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”.
Qeveria argumentonte se kjo bëhej për të thjeshtuar procedurat dukë lënë gjithçka në dorë të shefit të qeverisë.
“Kjo mënyrë e re e vendimmarrjes bëhet për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila sjell vonesa në momentin e daljes së aktit deri në lëvrimin e mallrave” – thuhet në relacionin e Këshillit të Ministrave.
Por Presidenti thotë se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit.
“Ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që prej datës 10.04.2008, nuk është ndryshuar për një periudhë 11-vjeçare dhe implementimi i tij në praktikë, nuk rezulton të ketë sjellë ndonjë problematikë të theksuar, e cila të jetë bërë pengesë në veprimtarinë administrative të strukturave shtetërore të ngarkuara për zbatimin e tij” – argumentonte Meta.
(M.Q/Faxweb.al)