Kryeministri Rama së bashku me Lindita Nikollën kanë qenë sot në Universitetin e Tiranës për të takuar një pjesë të anëtarëve të senatit. Nikolla u shpreh se çështja e pagave shërbeu si një shqetësim për ligjin e arsimit të lartë.
‘’Thoni të vërtetat kur ligji nuk funksionon, nuk mund të na vendoset ultimatum, është e nevojshme që të ketë respekt.
“Askush nuk e merr dot peng Reformën, sado legjitime të jenë shqetësimet tuaja. Problemi themelor që ka sot Universiteti është me vetveten. Ky universitet ka sot një sfidë të re që është një autonomi më e zgjeruar në letër”, u shpreh Rama.
“Problemi themelor që ka universiteti sot është me vetveten, as me qeverinë dhe as me ligjin. Sot universiteti ka një autonomi të zgjeruar. Dhe debati është ser çfarë do të bëjë qeveria më shumë. Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit se reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kthyer në legjislacion.
Pse? Sepse na ka vonuar ne si qeveri një debat midis MA dhe MF, për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit me të drejtë këmbëngul që granti të administrohet nga Universiteti, Ministria e Financave këmbëngul që çdo vit duhet një aprovim i MF për trashëgueshmërinë. Dhe u deshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes. Dhe rruga është, fondet e universitetit trashëgohen dhe nuk varen nga vullneti i MF”, vijoi më tej kryeministri.
Ajo që vihet re në këtë takim është mungesa e disa prej profesorëve më në zë të Universitetit të Tiranës. Ndoshta e kanë konsideruar të papranueshëm këtë takim.
(E.K/FAXWEB)