11:05 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama, mes një “fundi të tmerrshëm” dhe një “fillimi të një tmerri pa fund”

11:37 | 21/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Largimi i Ramës është i sigurtë, vetëm çështje kohe…”

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami i ka kushtuar një shkrim të gjatë kryeministrit Rama dhe dilemave e lakut në të cilin ai gjendet, sipas deputetit. Duke iu referuar deklaratave të Kreut të Qeverisë, i cili është shprehur së fundmi për gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje pa opozitën e çdo parti tjetër, ai shkruan se Rama ndodhet në dilemë mes dy vendimeve.

Në përballjen e kryeministrit me opozitën, deputeti në shkrimin për “Syri.net” vlerëson gjithë aksionin opozitar që ka siguruar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, “shumica e të cilëve i janë përgjigjur me heshtje kërkesës së Ramës për të bërë presion mbi opozitën apo luajtur rolin e ndërmjetësit mes maxhorancës dhe opozitës.”

Sa për raportin me LSI-në, deputeti i PD-së shkruan se daljet e disa personave të rëndësishëm të LSI që deklaruan se “zgjedhjet pa opozitën do të ishin farsë”, e vulosën në publik qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kastriot Islami shkruan se Rama vjen në këtë qëndrim edhe pas disa takimesh të pasuksesshme me kokë më kokë, me “këshilltarë të brendshëm e të jashtëm” apo personazhe të kupolës së tij, si dhe me përfaqësues të huaj apo telefonatash me këshilltarë të paguar majmërisht. 

“Pa mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare, pa asnjë “konfirmim zyrtar” nga qendrat e vendimmarrjes globale, i vetmuar së brendshmi e së jashtmi, por nën kërcënimin e baronëve të krimit dhe trafiqeve të ndodhur brenda e jashtë mureve të burgut, në një dilemë të tmerrshme mes vetëlargimit të butë dhe largimit të detyruar nga qytetarët në protestë, i kërcënuar për të mos o dorëzuar nga bandat e krimit, Rama duket, në një dilemë të madhe, ishte ulur përballë kamerës çoroditur për të artikuluar qëndrimin ekstrem se “…në zgjedhje do të futem pa opozitën…”, duke shtura më vonë “..edhe pa LSI…”.  Mesa duket në një dilemë të paimagjinueshme, mes opsionit të “zgjedhjeve pa opozitën, LSI e tjerë..” dhe opsionit të “zgjedhjeve të lira e të ndershme me qeveri teknike”, ka preferuar të zgjedhë të parin sepse në të gjithë turbulencat që i trazojnë mendimin, opsioni i fundit i duket një “fund i tmerrshëm” ndërkohë që opsioni i largimit nga posti i kryeministrit për ti hapur rrugën  zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeveri teknike i shfaqet si fundi i fillimit të një tmerri pa fund.”, shkruan Kastriot Islami.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakastriot islamiLSIpartia demokratike
Pas

Kompensohen fermerët e Qarkut Durrës, Koka: Të orientohen drejt fitimit, jo thjesht për të mbijetuar

Para

“Ishim në kafe kur më shanë nga gruaja”, i plagosuri në Kinostudio tregon sherrin me dy komshinjtë

Para
“Ishim në kafe kur më shanë nga gruaja”, i plagosuri në Kinostudio tregon sherrin me dy komshinjtë

“Ishim në kafe kur më shanë nga gruaja”, i plagosuri në Kinostudio tregon sherrin me dy komshinjtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gaza mes jetës dhe vdekje/ Uria po fut edhe më tej në kolaps sistemin e shëndetësisë, qytetarët nuk mund të dhurojnë gjak për shkak të anemisë

Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Shqipëri-Francë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë

Kritika të ashpra nga Kombet e Bashkuara/ Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

“Kemi qenë krah Ukrainës që nga fillimi”, Macron: I bindur që Trump do të reagojë përballë cinizmit të Putinit

Macron përgëzon Ramën: Urime për fitoren e merituar më 11 maj. Do të keni mbështetjen tonë në rrugën e anëtarësimit në BE!

“Krim cinik lufte”/ Rusia sulm me dronë mbi autobusin e mbushur më civilë në Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu: Shqipëria në mbështetje të rrugëtimit evropian të Moldavisë

Konferenca e përbashkët, Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.