19:09 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama mesazh Çakos: Duhet të goditen kokat e krimit, muajt e ardhshëm nuk duhet të mbyllen sytë

12:09 | 18/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“O daku e kemi ujin akoma me orar, për çfarë turizmi po flet”, Rama i kthen përgjigje qytetarit

Në luftën kundër kultivimit të kanabisit, për kryeminitrin Edi Rama tashmë prioritet i policisë duhet të jetë goditja e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimit të aseteve të tyre.  Ai foli në mbledhjen e Task Force në Zyrën Operacionale të Situatës.

“Objektivi i parë themelor”, tha Rama, “duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët”.

“Duhet të angazhohemi fuqishëm për të adresuar dhe një shqetësim jo të parëndësishëm të opinionit publik, që ka të bëjë me kthimin në përparësi absolute të goditjes së krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe të sekuestrimit të aseteve. Policia e shtetit ka bërë progres në këtë drejtim gjatë këtyre 46 muajve që jemi në detyrë por jemi të vetëdijshëm se në kuadrin e goditjes së kokave dhe sekuestrimit të aseteve kriminale ka shumë akoma për të bërë”, tha Rama. 

Pavarësisht se për zotin Rama policia ka bërë një punë mjaft të mirë në luftën kundër kanabisit, edhe muajt e ardhshëm janë muaj rreziku dhe “në asnjë moment nuk duhet të mbyllet syri”.

“Muajt qe kemi përpara janë potencialisht muaj rreziku dhe nuk duhet në çdo moment të mbyllet syri dhe në çdo moment të bëhet intensivisht qasja e integruar me institucionet e tjera, dhe vlen të vlerësohet se edhe roli i shërbimit, prokurorisë në përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të policisë së shtetit ka qënë dhe mbetet i rëdnësishëm deri në fund të këtij procesi.

Po ashtu, dua të vlerësoj policinë e shtetit dhe për goditjen më në fund të zyrtarëve publikë që kanë dështuar në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në këtë fushë dhe që tanimë janë vënë përpara përgjegjësive ligjore për moskallëzim të këtij krimi. Është një nen i vjetër në kodin penal të RSH po që tani vjen në zbatim me vendosmëri dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që janë drejtor dhe implikohen në këtë aktivitet duke menduar se do e hedhin përsëri lumin si në të shkuarën”, tha Rama.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramahaki cakokanabisi
Pas

Ndërron jetë gazetari e publicisti kosovar Qani Mehmedi

Para

“Ç’ndodh nëse Selami tërhiqet nga gara”, Gjana tregon detajet e fundit nga përgatitjet e zgjedhjeve. Sa demokratë votojnë

Para
“Ç’ndodh nëse Selami tërhiqet nga gara”, Gjana tregon detajet e fundit nga përgatitjet e zgjedhjeve. Sa demokratë votojnë

"Ç'ndodh nëse Selami tërhiqet nga gara", Gjana tregon detajet e fundit nga përgatitjet e zgjedhjeve. Sa demokratë votojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

Zelensky reagon pas bisedës me Trump: Falënderojmë presidentin që mbështet mbrojtjen e jetëve ukrainase

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.