Edi Rama gjatë fjalës së tij me të rinjtë që votojnë për herë të parë ka theksuar se PD ka fituar vetëm kur socialistët kanë qenë të ndarë, ata kanë përfituar nga kjo përçarje.
“Ata që janë aty në çadër e kishin mbjellë të gjithë Tiranën me çadra, kishin mbjellë të gjitha parqet me çadra dhe e quanin zhvillim dhe kishin prerë pemët dhe kishin shkatërruar financat e prindërve tuaj. Na u desh t’i shkulnim të gjitha ato çadra, kërkoi kohë, mund, energji dhe patjetër shumë para. Ato çadra ja lanë vendin parqeve dhe pemëve dhe hapësirave publike. Mirëpo sot çadrën nuk e kanë mbjellë në një park, as në një rrugë, cadrën e ka mbjellë m’u në zemër të procesit demokratik. Tani duam t’ua zënë juve rrugën e vërtetë se ata nuk ka në fituar kurrë, vetëm kur ne kemi qënë të ndarë, ata kanë përfituar nga përcarja jonë. Deri tani kanë fituar nga ndarja jonë. Kanë përçarë e kanë sunduar por ajo kohë ka ikur.
Kryetari i Partisë Demokratike ka një parti që e ka marrë dhuratë. Mbasi drejtoi bashkinë, le të themi që e drejtoi, por e mori dhuratë pasi grabiti atë. Para se të vinte në bashki ai morri dhuratë Ministrinë Jashtme, dhe ju bëri peshqesh fqinjve 300 milionë metra dhuratë det.
Nuk duhet tju vini faj që janë ngujuar në çadër , ata mendojnë për të nesërmen e tyre dhe mes tyre dhe të nesërmes është drejtësia që duam. Ata janë ngyjuar në atë cadër nga frika e drejtëssië, i ka demaskuar sa nuk ka mbetur asnjë peshk në liqenin që nuk e kupton se ata nuk duan zgjedhje se nuk duan drejtësi dhe kanë frikë të ballafaqohen me popullin në zgjedhje. E kanë marrë vesh se Shqipëria që duam që ajo të shkojë në zgjedhje. Ne provuam se Shqipëria bçhet , ky vend bëhet, se policia bëhet. Kjo është ambicia e fytyrës tonë për Shqipërinë që duam.”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)