Kreu i LIBRA-s Ben Blushi bën sërish thirrje për kandidatët që duan të kandidojnë për deputet në siglën e Partisë së tij. Mirëpo, në thirrjen e tij për kandidatë, Blushi bën një sintezë dhe një krahasim midis viteve që kanë kaluar në pushtet kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, të cilët sëbashku kanë qëndruan në pushtet po aq sa diktatori Enver Hoxha.
“Ja sa kanë qëndruar bashkarisht në pushtet:
Edi Rama 17 vjet.
Ilir Meta 15 vjet.
Sali Berisha 13 vjet.
Të tre bashkë 45 vjet.
Po kaq vite ishte Enver Hoxha në pushtet. Tranzicioni korruptiv po shkon sa komunizmi barbar. A do ti mbajmë akoma?”, shkruan BLUSHI.
Sipas Blushit, të kandidosh për LIBRA-n do të thotë t’i japësh fund të regjimi korrupsioni.
POSTIMI I PLOTË I BLUSHIT
CDO TË THOTË TË KANDIDOSH PËR LIBRA
Të kandidosh për LIBRA do të thotë ti japësh fund një rregjimi korrupsioni gjatë të cilit tre njerëz kane drejtuar për 45 vjet. Ja sa kanë qëndruar bashkarisht në pushtet:
Edi Rama 17 vjet.
Ilir Meta 15 vjet.
Sali Berisha 13 vjet.
Të tre bashkë 45 vjet.
Po kaq vite ishte Enver Hoxha në pushtet. Tranzicioni korruptiv po shkon sa komunizmi barbar. A do ti mbajmë akoma? Kandido për LIBRA që ti heqim. Në 18 qershor ska mundësi tjetër vec LIBRA. Si mund të kandidosh?
Kliko ne Libra.al . Ju mirëpres”(D.D/Shuplaka)