Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta kanë reaguar në lidhje me arritjen e pavarësisë energjitike mes Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale.
Rama shkruan se marrëveshja e cila hyn në fuqi më 14 Maj të këtij viti, është një hap I shumëpritur pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT në Kosovë dhe OST në Shqipër për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare
“? LAJM I MIRË ???? U miratua më në fund marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020! Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT?? dhe OST?? për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike??”, shkruan Rama.
Meta nga ana e tij thekson se sistemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.
“Përshëndes miratimin e marrëveshjes së re nëpërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe ENTSO. Tashmë sistemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.
Bashkimi me sistemin energjitik të Shqipërisë do të krijojë operimin e linjës energjitike të interkoneksionit Kosovë ?? – Shqipëri ??, duke i mundësuar KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë të transmetimit të energjisë elektrike. Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e kësaj marrëveshjeje”, shkruan Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)