I ftuar ditën e sotme në studion e FaxNews ka qënë Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Bejko në një bisedë me gazetaren Xhilda Kondi ka folur për aktualitetin politik në vend, vijimin e aksionit opozitar por dhe konstituimin e këshillëve bashkik në vend.
Xhilda Kondi: Përplasjet për betimet e kryebashkikëve të rinjë dhe përplasjet për konstituimet e këshillëve bashkikë, si e komentoni?
Roland Bejko: Për këtë gje nuk e ka asnjë faj , faji I vetëm është I kryeministrti Rama. Me shkimin e tij në bashkinë e Tiranës Rama ka certifikuar marrjen e të gjitha pushteteve në mënyrë absolute. Aty mund të kishte shkuar shumë mirë ndodnjë figure tjetër për të përshëndetur gjithçka po ndodhte por jo kryeministri.
Xhilda Kondi: Në situatën politike që jemi, cfraë ka opozita për të dialoguar me kryeministrtin Rama?
Roland Bejko: Opozita ka shumë për të dilaoguar por jo me këtë kryeministër, me një tjetër kryeministër një normal. Ky kryeministër nuk është normal as në sjellje dhe në asnjë veprim tjetër.
Opozita e ka bërë të qartë cilat janë qëllimet e saj dhe kërkesat dhe do të vijoj të ngulmojë në to. Ishin përgjimet e dy palë zgjedhjeve ato që e nxorrën bllof këtë qeveri. Kauzën e opzitës e ka njohur dhe certifikuar Departamenti Amerikan I SHtetit, madje është duke na mbështetur. Në fillim nga Palmer ai i cili i vendosi disa kushte qeverisë, kushte këto që normlisht nuk janë marrë parasysh nga qeveria.
Xhilda Kondi: Si do të vijoj aksioni opozitar?
Roland Bejko: Aksioni opozitar do të vijoj ashtu siç e a thënë zoti Basha me pika strategjike dhe ne ashtu jemi duke punuar. Sepse nga momeni në moment Rama mund ta çoj vendin në zgjedhje të parakohshme. Megjithtë ne do presim deri në shtator apo tetor nëse mund të ketë zhvillime të tjera. Opozita e ka mbushur gushtin plotë me lajme sepse normalisht gushti njihet si një muaj I cili nuk ka shumë zhvillime. Kjo është meritë e zotit Basha i cili është në terren dhe po takon të gjithë njerëzit.
Çdo lloj skrifice shpërblehet edhe kjo do të shpërblehet.