Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri ka denoncuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, si dhe ka akuzuar ministrant si hajdutë dhe kriminelë.
“A dini mo të mjerë se jeni fund e krye skllevër të banditëve? Rama po përgatit lirimin e Çaushit. Sot Edi Rama miraton lirimin e tyre. Të shkërmoqim banditokracinë. Ky kryebandit rrethohet nga banditë të tjerë, ministra të pafytyrë, hajdutë.”
Në një moment ndërhyrje të ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ai i drejtohet me këto fjalë ministres:
“Mbylle gojën, mos ndërhy ti. Edhe ti je ndrikull. Edhe ti përdor teknologjinë për të na përgjuar. Rri në këmbë se ty…”, u shpreh ai ndër të tjera.
Kujtojmë se ministrja Milena Harito ka rrëfyer se është kushërirë e tetë me kryeministrin Edi Rama. (XH.A/SHUPLAKA)