Përmes një deklarate zyrtare zyra e shtypit e Kryeministrisë ka reaguar pas deklaratës së sotme të deputetit të PD-së në Shkodër, Bardh Spahia se kryeministri Rama e ka anuluar vizitën në këtë qytet nga frika e protestuesve.
“Rama nuk ka pasur asnjë plan për vizitë në Shkodër. Vizita e supozuar e Ramës në Shkdoër është shpikur nga PD. Rama ndodhet sot në Vlorë në një aktivitet për 100-vjetorin e Shërbimit Stomatologjik Shqiptar.”- thuhet në reagimin e Kryeminstrisë.
Deklarata e Kryeministrisë:
Kryeministri nuk ka pasur asnje plan per te vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, eshte shpikur nga Partia Demokratike per te nxitur nje tension te kote ne luften e deshperuar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post