23:46 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama na mbajti tre vjet me përrallën e Vettingut, sot institucionet kushtetuese kanë rënë”

23:22 | 15/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidatura e Ina Ramës për organet e Vettingut, ish-kryetarja e AMA-s: Qeshni, shkuluni së qeshuri!

Koordinatorja në Partinë Demokratike dhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, risjell në vëmendje edhe një herë Reformën në Drejtësi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama i ka mbajtur shqiptarët për 3 vjet me radhë me “përrallën se Vettingu dhe Reforma në Drejtësi do bëheshin”.

“Kaq shumë është folur këto 3 vjet për Vettingun, Reformën në Drejtësi, banditë me toga të zeza, ndëshkim për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar…..saqë dhe shqiptari më cinik besoi se diçka do të bëhej…. Rama mbajti në këmbë 3 vjet Qeverinë me këtë përrallë… Pritshmëria ishte se, nga frika, 40% e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të largoheshin vetë… 5-6 ikën…”, shkruan Bushati.

Sipas saj, çdo jurist i formuar e dinte që në fillim një gjë të tillë, por nuk fliste dot kundra Reformës. Bushati shton se kështu sot kemi arritur në pikën ku institucionet Kushtetuese në vend nuk ekzistojnë.

“Dhe ja ku jemi sot! Pa institucione Vettingu, KLP, KLGJ….etj… Kushtetuta ka rënë… Institucionet kushtetuese nuk ekzistojnë…. Edhe ca ditë, dikush mund të vrasë në mes të Tiranës e rrezik të mos ketë kompetencë asnjë institucion ta hetojë….”, shton Bushati.

POSTIMI I PLOTË I BUSHATIT

Reforma në Drejtësi si Reformë në Ujë…

Kaq shumë është folur këto 3 vjet për Vettingun, Reformën në Drejtësi, banditë me toga të zeza, ndëshkim për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar…..saqë dhe shqiptari më cinik besoi se diçka do të bëhej….

Rama mbajti në këmbë 3 vjet Qeverinë me këtë përrallë…

Pritshmëria ishte se, nga frika, 40% e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të largoheshin vetë…

5-6 ikën…

Nga bisedat me gjyqtarë e prokurorë, e kuptoje se ata ndjeheshin të qetë…madje gajaseshin…

Eksperienca u thoshte që “Reforma” ishte e pazbatueshme…një tekst juridik i komplikuar, pa arsye, një skemë institucionale-kushtetuese e rënduar, që ngec në çdo hallkë…

Çdo jurist i formuar i këtij vendi e thoshte në çdo tavolinë, edhe pse me zë të ulët!

Po të flisje kundër Reformës, ishe Antiintegrim, AntiEuropian, ProKorrupsion etj etj….

Dhe ja ku jemi sot!

Pa institucione Vettingu, KLP, KLGJ….etj…

Kushtetuta ka rënë…

Institucionet kushtetuese nuk ekzistojnë….

Edhe ca ditë, dikush mund të vrasë në mes të Tiranës e rrezik të mos ketë kompetencë asnjë institucion ta hetojë….

Kush mban përgjegjësi?????

Ku janë fshehur Ekspertët e Nivelit të Lartë????

Apo nuk ishin dhe aq të “Lartë”????

Dhe imagjinoni: Ky është Varianti i Përmirësuar…

Etiketa: edi ramaEndira Bushatireforma ne drejtesiVettingu
Pas

“Adriatik Zotkaj ka trafikuar 8 femra në Itali”, akuzon i pandehuri. Krimet e Rënda nisin hetimet

Para

Kodheli tregon për takimin me homologun grek pas ngjarjes me ushtarët e simbolit të shqiponjës

Para
Kodheli tregon për takimin me homologun grek pas ngjarjes me ushtarët e simbolit të shqiponjës

Kodheli tregon për takimin me homologun grek pas ngjarjes me ushtarët e simbolit të shqiponjës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.